osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sinjali i parë nga Basha, PD drejt pjesëmarrjes në zgjedhje

Sinjali i parë nga Basha, PD drejt pjesëmarrjes në zgjedhje

Nga Ardit Rada

Partia Demokratike ka provokuar sot me një lajm të cilin Lulzim Basha e konfirmoi pjesërisht vetëm gjashtë orë pas shpërndarjes në emër ‘burimeve’.

Bëhet fjalë për tre propozimet që kryedemokrati ia ka paraqitur Kryesisë së tij po sot, për të planifikuar kështu qëndrimin mbi zgjedhjet lokale. E gjendur përballë këtij zhvillimi LSI ka mandatuar përmes një deklarate për shtyp Monika Kryemadhin që të negociojë me Bashën se çfarë rruge do të ndjekin në raport me “Lokalet 2019”. Deri këtu, kjo mund të konsiderohet një ngjarje politike e ditës, të cilën opozita e hodhi në media për të plotësuar një të enjte pa protestë.

Në fakt, sot Lulzim Basha ka dhënë sinjalin e parë pozitiv. Për të tijët, për qytetarët dhe për ndërkombëtarët. I gjendur përballë indiferencës së këtyre të fundit, ose më saktë përballë kritikave për mandatet dhe format e protestës, kreu i selisë blu sot i ka ndarë dy kushtet ekstreme nga njëri-tjetri. Pra pjesëmarrja në zgjedhje nuk kushtëzohet më me largimin e Ramës domosdoshmërisht para tyre.

Nuk ka asnjë nevojë të lexohet mes rreshtash. Kreu i opozitës vendos kusht për regjistrimin në zgjedhje vetëm garantimin e tyre sa më të drejta dhe të ndershme. Dhe këtë ‘polic’ votimesh mund ta gjejë mes prezencës së OSBE-së, monitorimit të drejtpërdrejtë nga ambasadat, shumicës në komisione, ashpërsimit të Kodit Penal për manipulimet në procese zgjedhore etj. Sa i përket largimit të Ramës, atë vijon ta ‘tundë’ edhe sot si kusht të domosdoshëm për dialog me qeverinë, edhe pse qeveria është Rama.

Pra, ajo çfarë Basha e quan për publikun si vendime të Kryesisë që sanksionojnë hapat e mëtejshëm politikë, në fakt është një vendim i PD për t’i hapur rrugë vetes së saj.

Mund të ketë qenë kjo arsyeja pse Lëvizja Socialiste për Integrim, pa mbledhur asnjë forum, mandatoi Kryemadhin për negociatat në vijim me Lulzim Bashën. Një formë presioni ndaj vendimit të PD-së, që me gjasë e ka ndarë shapin nga sheqeri orët e fundit.

Padyshim që LSI është një shtojcë artificiale e opozitës së djathtë. Këtë bashkim e favorizon vetëm fakti se partitë në Shqipëri nuk kanë ndarje ideologjike apo programore, por vetëm pikëpamje të ndryshme sesi duhen bërë pazaret, sesi duhet ndarë pushteti…

Sot, për herë të parë, Lulzim Basha ka qenë më i qartë se kurrë. Ai nuk është i detyruar të tërhiqet nga e tija për dialog pa Edi Ramën. Këtë mund ta kërkojë pas zgjedhjeve, gjë të cilën la të nënkuptohet. Fundja nuk mund t’i dorëzojë të gjithë armët. Dhe mirë bën!