osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si ndryshoi zërin e “lehjes” Basha: A po shkohet drejt një pakti me Ramën?!

Si ndryshoi zërin e “lehjes”  Basha: A po shkohet drejt një pakti me Ramën?!

Parlamenti zhvilloi seancën e parë në një atmosferë të qetë që prej 21 shkurtit, kur Partia Demokratike dhe pjesa tjetër e opozitës dogjën në grup mandatet. Para sallës së seancave plenare munguan protestuesit, munguan masat e përforcuara të sigurisë, munguan skenat e përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, por mbi të gjitha mungoi gazi lotsjellës.

Çfarë ndryshoi nga vendimi dhe qëndrimi disajavor i opozitës për të protestuar para Kuvendit sa herë që mazhoranca mbledh këtë të fundit në seancë plenare? Që prej 13 prillit, kur u zhvillua protesta e fundit e opozitës janë dhënë tërthorazi disa sinjale të tjera se diçka ka ndryshuar.

Sinjali i parë ishte mungesa e reagimit të ndërkombëtarëve pas protestës. Deri para kësaj dite, në çdo protestë të opozitës që ishte shoqëruar me përplasje me forcat e policisë dhe gaz lotsjellës nga ana e këtyre të fundit, përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë kanë dalë me deklaratat standarde kundër dhunës dhe thirrje për dialog.

Pas 13 prillit, ndoshta edhe për faktin se ishte fundjave, këto thirrje munguan. Mungoi gjithashtu edhe data e protestës së radhës, të cilën Lulzim Basha e njoftonte në mbyllje të protestave, për të vazhduar më vonë me sinjalet e përcjella nga dita e dielë.

Tradita e vendosur nga opozita ishte që pas çdo proteste, udhëheqësit e partive opozitare mblidheshin në selinë e Partisë Demokratike për të koordinuar hapat e mëtejshëm në aksionin e tyre opozitar. Të dielën, pra më 14 prill, kjo nuk ndodhi. Fillimi i javës e gjeti Lulzim Bashën në Slloveni. Nga Sllovenia ai propozoi një mision të ngjashëm me atë të Reinhard Priebes në Maqedoni, ku mandati nuk do të ishte ndërmjetësimi i krizës politike, por vëzhgimi i shtetit ligjor dhe dalja me rekomandime të ngjashme si ato për Maqedoninë në 2015.

Si i ftuar special në një forum ndërkombëtar, Basha nuk mund të njoftonte datën e protestës së radhës të demokratëve, ndaj në Tiranë u hamendësua se ajo do të zhvillohej në maj. Për zyrtarizimin u prit mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, që Basha e kishte thirrur këtë të enjte, paralelisht kur në Kuvend formoheshin grupet parlamentare të deputetëve të rinj që kanë hyrë në Kuvend nën logon e PD dhe LSI-së.

Edhe nga kjo mbledhje nuk doli një datë për protestë, madje por dolën tre kushte të vendosura nga udhëheqësi i Partisë Demokratike që opozita të hyjë në zgjedhje. Kushtet janë dukshëm më të zbutura dhe në to ha debat nëse kushti me të cilin Basha dhe të tjerët dogjën mandatet, pra largimi i Edi Ramës dhe formimi i një qeverie teknike qëndron ende.

Në pikën e parë, Partia Demokratike kushtëzon regjistrimin në zgjedhjet e 30 qershorit vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. “Situata aktuale politike e Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave”, thuhet aty.

Akuzat ndaj Ramës se në bashkëpunim me krimin ka blerë zgjedhjet përsëritet, por nuk përsëritet kushti për largimin e tij. Në pikën e dytë, PD zotohet që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që sipas saj shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Kushti i tretë është më interesant. Në të i jepet mandati Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionit opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve dhe është “minimizuar” kushti i qeverisë tranzitore.

Tri propozimet e Bashës: PD hyn në zgjedhje, por me kusht

Pyetja është nëse mandatimi kufizohet vetëm tek dialogu me partitë opozitare, apo në vazhdën e gjithë zhvillimeve të ditëve të fundit, Partia Demokratike po përgatitet për bisedime edhe me mazhorancën?

Vetëm koha do t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje, por kjo panoramë e re sugjeron se diçka ka ndryshuar, duke shtuar hamendësimet se nën rrogoz kontaktet janë vendosur, me hir apo me pahir.

Rama: Jemi gati bisedojmë edhe me ata që hedhin kapsolla

I qetë ndoshta nga fakti se në Parlament nuk ndodhej në presionin e protestave të opozitës apo të sulmeve me kapsolla, kryeministri Edi Rama mori fjalën në seancën plenare për të dhënë qëndrimin e tij mbi krizën politike.

Në një fjalim të gjatë afro 45 minuta, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar që të sulmojë aksionin politik të opozitës që ndodhet jashtë Parlamentit.

Rama pati një shpërthim kur shprehu haptazi kundërshtimin se mund të ndryshojë qeverinë, duke përdorur kapsolla, duke ironizuar PD-në, e cila sipas tij, u gëzua dhe me vendimin që mori Parlamenti i Holandës për të propozuar vendosjen e vizave me Shqipërinë.

“Si mundet që lufta e verbër për pushtet ta çojë një parti politike e disa në këtë pikë, që dëshpërimi i humbësit të arrijë deri në pikën ku humbësi të presë rrënjët e të sillet me vendin si të ishte armik i vendit të vet. Të katandiset në derexhenë që ata që braktisën detyrën të kthehen në zëdhënës entuziastë të atyre që nuk duan t’ia dëgjojnë emrin Shqipërisë. Si mundet që alibitë e forcave politike atje të gjejnë vend këtu në vendin tonë. Si mundet që bëni vetëm thirrje për zjarr, sherr, shporrje, vdekje. Është momenti për tu thënë shumë miqësisht, vëllezërit, atyre që kanë njëmijë e një arsye që nuk e duan këtë qeveri, që shkuarja pas berihajit të këtyre forcave të degraduara deri në pikën që janë gati të përqafojnë çdokënd që është gati ti fusë shkelm vendit në një poçes që nuk është i PS por i shqiptarëve, dëmton direkt ata vetë.

Nuk e ndryshojnë qeverinë me kapsolla dhe duke kënduar himnin stonato, sado stonato ta këndojnë qeveria nuk lëviz, duke kërcënuar, penguar, bllokuar, shantazhuar, nuk e ndryshojnë dot qeverinë duke kërcënuar, shantazhuar, apo bllokuar. Është e pamundur. Edhe sikur të futen këtu dhe të këndojnë këngë patriotike. Jemi gati ti japim më shumë garanci atij që e kërkon, por parlamenti erdhi nga zgjedhjet më të pakontestueshme. Ka edhe një ofertë tjetër, se me këtë lloj xhiroje do rrëzohet qeveria, do të bjerë Parlamenti dhe do të bëhen zgjedhje të parakohshme dhe na qenkan edhe shumicë, ajo 170 mijë vetë në bulevard, do të çlirojë Shqipërinë. Duhet të jesh totalisht i gatshëm ta lesh mendjen pushim, që të pranosh çmenduri të tilla”, deklaroi Rama.

Sipas tij, dorëzimi mandatit me idenë se nuk dëgjohet, duke imituar jelekëverdhët francezë për të djegur vendin me pretendimin se kështu çlirohen institucionet, sistemi merr cilësi të re, kjo është shprehje monumentale e dëshpërimit dhe kurorëzimi i një rruge pa krye i një partie pa kokë, sy, veshë, zemër, pa asgjë.

Por Rama në fund të fjalimit të tij të gjatë dha edhe sinjale lëshimi, duke qenë i gatshëm të bisedojë edhe me atë që ai e cilësoi si “Partia Demokratike Rrugore”, për të biseduar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“E kemi thënë edhe atë tjetrën se jemi gati të pranojmë, të komunikojmë edhe të diskutojmë edhe me ata me të cilët janë dhënë mbas kapsollave. Jemi gati që në reformën e komision të reformës zgjedhore kanë vendin e tyre të vijnë me statusin e vëzhgues special, sepse nuk kemi çfarë të bëjmë kemi një Parti Demokratike parlamentare, por edhe një Parti Demokratike Rrugore. Me Partinë Demokratike Rrugore jemi gati të gjejmë mënyrën që të gjejmë një pit stop (ndalesë) në Parlament, por nuk mund të dalim në rrugë edhe të bëjmë një garë se kush hedh më shumë kapsolla, ai ka më të drejtë, këtë nuk e bëjmë dot”, tha ai.

Gjithashtu kryeministri në përpjekjen për të bindur opozitën, bëri publik dhe një hap tjetër që është gati të realizojë ndryshimet në Kodin Penal sa i përket shitblerjes së votës.

“Të adresojmë në Kodin Penal masa të reja për integritetin e votës, për shitblerjen e votës, do bëjmë propozimet tona, palët po ashtu dhe e shtrëngojmë rrethin për ata që janë si të thuash ushtrues të këtij aktiviteti të paligjshëm në fushatë”, tha Rama. Në të njëjtën kohë ai theksoi se aktualisht sot ka një debat në Parlamentin italian për të shitblerjen e votës, ka të dënuar për bashkëpunim me mafien, por nuk ka thënë ndonjë politikan se nuk mund të njihen zgjedhjet në atë zonë apo në të gjithë Italinë.

Një qëndrim i ri ky i kryeministrit në lidhje me krizën politike, i cili disa javë më parë hidhte poshtë çdo kërkesë të opozitës, e cila po protestojmë përsëri. Deklaratat më të fundit të kreut të qeverisë shihen edhe si sinjale për arritjen e ndonjë kompromisi politik me opozitës, e cila edhe ajo i ka zbutuar tonet ndaj qeverisë.(Gazeta Si)