osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Myslim Murrizi: Një përgjigje për ata që na quajnë opozitë e re, nga Gazja, te Bylyku dhe ata që nuk e njohin PD-në

Myslim Murrizi: Një përgjigje për ata që na quajnë opozitë e re, nga Gazja, te Bylyku dhe ata që nuk e njohin PD-në

Deputeti demokrat Myslim Murrizi shprehet se qëllimi i tij në parlament është që të prishë sistemin aktual zgjedhor.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora, ai tha se deputetet e opozitës në Parlament, nga PD dhe LSI nuk do të votojnë asnjë marrëveshje për ristrukturimin e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin.

“Në shqyrtimin tim shumë transparent në ditët e para pse nuk e e dorëzova mandatin ka qenë: Do të rri aty për të mundësuar sa të më japë zoti takat të prish sistemin zgjedhor që këta belbëzojnë si vemje dhe kurrë nuk e kanë artikuluar këta liderët e opozitës së vjetër”, nënvizon Murrizi.

Si do ta prishni sistemin?

“Do të prishim, se nuk i ka 84 vota Rama, do ti kërkojë votat tona. Çfarëdo marrëveshje nën tavolinë, te zyra e Enver Hoxhës, me pica pa pica, të kyçen ku të kenë qejf në çfarëdo hoteli dhe moteli me njëri-tjetrin, ajo marrëveshje që do të bëhet me këta të dashuruarit e kohëve të fundit në demokracinë shqiptare, do të kalojë në kuvend. Nuk do të votojmë dhe shof një vendosmëri edhe nga ata të LSI që janë ardhur nga listat edhe grupi i PD dhe ata që janë nga partitë e aleate, nuk do të votojmë asnjë buzëkuq të ristrukturimit të kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin zgjedhor”, u shpreh Murrizi.

Murrizi tha se është qasharake që të quhen opozitë e re, kur disa përfaqësues të PD nuk janë anëtare të kësaj force politike.

“ Të na quajë opozita e re këta që nuk janë anëtarë të PD, Bylyku, Gazja, nuk e di…se shumica nuk janë anëtarë dhe nuk i njof, Seiti që vjen nga PPSH. Unë jam në opozitë me këtë qeveri sepse kam qenë në opozitë me paraardhësit e tyre. Janë 6 anëtarë të kryesisë së PD që i kanë pasur prindërit sojin e tyre që këtë sot e quajnë si në pushtet. Unë jam në opozitë me regjimin e tyre nga 8 dhjetori i 1990″, përfundoi Murrizi.

Pasi ndryshimit të sistemit zgjedhor, Murrizi tha se duhet të hapen dosjet e të gjithë politikanëve.