Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Rudina Hajdari, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari është shprehur se grupi që ajo përfaqëson do të shpalosë alternativën për ndryshimin e sistemit.
“Ky grup ka bindjen e fortë se do dalë kundra ndryshimeve kushtetuese të bëra në 2008, që sollën degradimin e sistemit zgjedhor.
Jemi të hapur për të gjetur sistemin më të parshtatshëm. Kjo është kauza jonë e vetme dhe më e rëndësishmja.
Ne jemi për përfaqësim nga populli. Ne nuk duam në asnjë mënyrë t’i bojkotojmë zgjedhjet e qershorit. Koha nuk është në favorin tonë.
Ftoj gjithashtu që të mos bojkotohen zgjedhjet. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe të qëndrojmë brenda kushtetutës.
Ftoj çdo lloj demokrati që të na përkrahë. Po përgatitemi dhe do marrim çdo lloj mase të mundshme për të shpalosur një alternativë tonën.
Të na përkrahin demokratët që të ndryshojmë sistemin, të hapim rrugën për një garë reale në këtë parlament, t’i japim fund këtij sistemi që e ka kalbur demokracinë në këtë vend”, u shpreh Rudina Hajdari.