osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sondazhi i tretë: Ja si i’a rrëmben PD elektoratin LSI, shumë shpejt do ta lërë vetëm me Vasalin dhe “lehsit”

Sondazhi i tretë: Ja si i’a rrëmben PD elektoratin LSI, shumë shpejt do ta lërë vetëm me Vasalin dhe “lehsit”

Partia Socialiste vijon të jetë partia më e votuar në vend. Dje është publikuar sondazhi i tretë në vend, i cili tregon se si do të votonin qytetarët nëse do të mbaheshin tani zgjedhjet vendore dhe nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Sondazhi është realizuar nga Televizioni “Report TV” dhe “Instituti Italian GPF Inspiring Research” dhe është i dyti i tyre, pasi i pari u publikua në muajin mars.

Ndërkohë një sondazh ka realizuar dhe “IPR Marketing”. Sipas sondazhit të djeshëm, sa i takon votës kombëtare, nëse do kemi zgjedhje të parakohshme, PS fiton me 50-54 për qind të votave. PD del parti e dytë me 32-36% të votave, ndërsa LSI merr 7-9% të votave. Krahasuar me sondazhin e muajit mars, PS ka rritje në elektorat.

Një tjetër detaj që bie në sy, është se kemi po një rritje të PD dhe një rënie të LSI. Sipas ekspertëve në studio që komentonin rezultatet, PD po i merr elektoratin LSI në disa prej zonave më kryesore të vendit. Lidhur me zgjedhjet vendore, po ashtu PS del fitimtare në shumicën e bashkive në vend.

Zgjedhjet vendore

Sondazhi është fokusuar dhe te zgjedhjet vendore. Sa i takon qarkut të Elbasanit, nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin sot, 46-50% do të votonin kandidatin e PS-së, 21-25% të PD-së, 10-14% të LSI-së, 12-16% të PDIU-së. Nëse zgjedhjet lokale do të bëheshin sot, në Durrës 49-53% e qytetarëve do të votonin për PS-në, ndërsa 25-29% PD, 10-14% LSI-në, 4-6% PDIU-në.

Në bashkinë e Fierit, nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet, kandidati i PS-së, Armando Subashi do të merrte 57-61%. Opozita nuk ka nxjerrë asnjë kandidat deri tani. Megjithatë 22-26% votojnë PD-në, 8.5%-12.5% LSI-në, 3-5% PDIU-në. Nga muaji i parë, PS-ja ka shënuar një rritje në sondazh. Në Dibër nëse do të votohej sot, 35-39% do të votonin PD-në, 27-31% PS-në, 12-16% LSI-në dhe 16.5-20.5% PDIU-në.

Në krahasim me një muaj më parë, PD-ja ka rritje, ndërsa PS-ja ulje. Në Berat PS-ja do të merrte 57-61% të votave duke shënuar rritje në krahasim me një muaj më parë nëse do të votohej sot, ndërsa PD-ja 22-26% dhe 10.5%-14.5%. Bashkia Gjirokastër do të votonte 46-50% Partinë Socialiste nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, ndërsa 29-33% PD-në dhe vetëm 15-19% LSI-në.

Në Korçë PS ka konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa nëse do të votohej sot do të merrte 57-61%, PD-ja 24-28%, LSI-ja 9-13% dhe PDIU-ja 0-2%. Në Shkodër, nëse zgjedhjet lokale do të bëheshin sot, PS-ja do të merrte 38-42%, PD-ja 41-45%, LSI-ja 5-7% dhe PDIU-ja 2-4%. Partia Socialiste do të ruante Bashkinë e Tiranës nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin sot.

Sipas sondazhit, 63-67% do të votonin PS-në dhe Erion Veliajn që është konfirmuar që do të rikandidojë, ndërsa PD-në do të votonin vetëm 24-28% dhe LSI-në 6-8%

Situata politike

Pyetja e parë për shqiptarët në sondazh ka qenë si e gjykojnë gjendjen përgjithshme aktuale të Shqipërisë? 21.2% e vlerësojnë si pozitive, 51.1% negative, 26.4% normale dhe 1.3% janë përgjigjur nuk e di. Krahasuar me një muaj më parë ka një ulje të atyre që gjendjen e shikojnë si negative, pasi në sondazhin e parë ishin 55.3% që e shikonin si negative, ndërsa sot 51.1% negative.

Qytetarët janë pyetur dhe për propozimin e kryeministrit për opozitën që të realizojnë së bashku reformën elektorale për të dhënë kështu të gjitha garancitë legjislative. Kësaj pyetje shqiptarët i janë përgjigjur 44% absolutisht PO. 34.1% janë shprehur kundër, 8.1% thonë “Po”, por kërkojë që opozita të kërkojë garanci të forta, ndërsa 13.8% nuk janë përgjigjur. Një tjetër pyetje ka qenë mbi legjitimitetin ose jo të kandidatëve që janë futur në Parlament.

Nga sondazhi ka rezultuar se 38% kanë votuar “Po”, pra që janë legjitim dhe 36.2% “Jo”. Për 21.7% deputetët e rinj ligjërisht janë legjitim, por politikisht gabojnë, ndërsa 4.1% nuk janë përgjigjur. Sipas sondazhit, 45.3% e shqiptarëve nuk e mbështesin absolutisht aksionin e opozitës me protesta në shesh. 17.2% mendojnë se opozita po humbet efikasitetin me këtë strategji. Vetëm 29.6% e mbështesin opozitën dhe 5.6% kërkojnë që protestat të jenë më të dhunshme për të qenë më efikase.

Një tjetër çështje është ajo e zgjedhjeve vendore. qytetarët të pyetur se çfarë do bëjnë nëse PD-LSI bojkotojnë procesin e 30 qershorit, 61.3% kanë deklaruar se pavarësisht nëse shkon apo jo opozita në zgjedhje do të shkojnë të votojnë, ndërsa 38.7% janë shprehur se nuk do të shkojnë në votime. /Kliti Topalli