Dritan Gina, ish- kryeprokurori i qarkut të Elbasanit dhe bashkëshorti i Rovena Gashit, bashëpunëtores më të afërt të Adriatik Llallës po hetohet nga një proces i brendshëm administrativ për momentin, në lidhje me një nga skandalet më të mëdha ku mund të jetë përfshirë një prokuror: Për falsifikim dokumentash nëpërmjet zhdukjes së provave nga dosja e tij personale e deklarimit të pasurisë.
ÇKA NDODHUR?
Prokurori Dritan Gina thotë se për të mundësuar blerjen e këtij apartamenti në Tiranë ai ka marrë një kredi me vlerë 45 mijë euro.
Për të justifikuar diferencën e çmimit të kësaj pasurie që ai ka sëbashku me bashkëshorten Rovena Gashi, ka shkruar se ndërkohe 35 mijë euro të tjera ia kanë bërë dhuratë, sipas asaj që ka shkruar me dorën e vet në formularët e dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.
Dritan Gina thotë thotë gjithashtu se detajet e dhuratës prej 35 mijë eurosh që i janë bërë atij, gjenden në faqen 6 të deklaratës së pasurisë së vitin 2011.
“Alpenews.al” disponon të plotë këtë dhe të gjitha deklaratat e pasurisë që z. Gina ka bërë për 15 vjet me radhë qëshkurse ai ka qenë për herë të parë subjekt i deklarimit të pasurisë, këtu e 15 vjet përpara.
Por këtu nis e mer udhë edhe edhe skandali pas shumë e shumë skandalesh të tjerë, që me sa duket nuk po i ndahen familjes së tij.
Sepse faqja Nr. 6 (gjashtë) e dosjes së deklarimit të tij të pasurisë për vitin 2011, ësht zhdukur.
Kjo duket të jetë një heqje e qëllimshme e faqes për të zhdukur gjurmët e “dhuratës” bujare prej 35 mijë eurosh ose 50 milionë lekësh që siç pretendon Gina, i janë bërë.
HETIMI
Ajo që të çudit tjetër tek të ardhurat dhe pasuria e çiftit të famshëm Gina- Gashi është edhe fakti se sapo Rovena u bë drejtoreshë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme nga Adritik Llalla nuk i dhuruan vetëm këto 35 mijë euro, por edhe një shtëpi në Tiranë.
Të gjitha këto marrëdhënie të çuditshme pasurimi të menjëhershëm dhe dhurata prej mbi 100 mijë eurosh po kalojnë tashmë në sitën e specialistëve të Komisionit të Pavarur të Kualfikimit (KPK) ose shkalla e parë e vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit të drejtësisë shqiptare.
Pas pak ditësh pritet që të shpallet vendimi për Rovena Gashin fillimisht dhe më pas edhe për Dritan Ginën.
Me gjithë këto skandale pas skandalesh që po zbullohen për znj. Gashi pritet që ajo jo vetëm të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë, por edhe të dërgohet për ndjekje penale, si edhe miku i saj më i ngushtë, ish- kryeprokurori Adriatik Llalla./Alpenews.al