osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuzat e Metës, reagojnë socialistët: Presidenti i trembur nga SPAK, palë me opozitën për të bllokuar reformën në drejtësi

Akuzat e Metës, reagojnë socialistët: Presidenti i trembur nga SPAK, palë me opozitën për të bllokuar reformën në drejtësi

Deputetët e Partisë Socialiste i kanë cilësuar dje si të papranueshme sulmet e presidentit Ilir Meta, në adresë të qeverisë, reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve. Të martën në mbrëmje, presidenti lëshoi një valë të madhe sulmesh ndaj mazhorancës, por që për socialistët kjo tregon se Meta është bërë palë me opozitën.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputeti i PS, Flamur Golemi, teksa shprehu keqardhje për gjendjen ku ndodhet sot institucioni i presidentit, akuzoi Metën se është rreshtuar krah opozitës, nga frika që ka nga reforma në drejtësi, duke kërkuar bllokimin e saj.

Megjithatë, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme që i bëhen reformës në drejtësi, e sidomos nga kreu i shtetit, që siç theksoi zoti Golemi, Meta ka ende nostalgji për LSI-në, reformën nuk mund ta pengojë askush. Sipas tij, treni i reformës në drejtësi nuk ndalet, pasi është produkt i trinomit “PS-SHBA-BE”. “Prej kohësh konstatoj me keqardhje se Presidenti i Republikës nuk po e luan rolin që i ka caktuar Kushtetuta, si person mbi palët.

Është bërë palë me opozitën në revanshin e saj për të penguar reformën në drejtësi, për të ndalur hapjen e negociatave. Mesa duket, Meta ka nostalgji për kohën kur drejtonte LSI, duke harruar që në fakt Parlamenti i ka dhënë mandat për të qenë kreu i shtetit, jo kreu i opozitës.

Sa i përket reformës në drejtësi, e kam thënë edhe herë tjetër që sado të përpiqen, qoftë presidenti, qofte opozita, ajo ka marrë rrugën e pakthyeshme të zbatimit. Reforma në drejtësi është investim i përbashkët i vullnetit të shumicës së shqiptarëve dhe miqve tanë ndërkombëtare. Nuk e pengon dot askush, qoftë ky edhe President i Republikës”, deklaroi Golemi.

Çela: Reforma në drejtësi, makthi i Metës

Sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj reformës në drejtësi, qeverisë dhe ndërkombëtarëve, i komentoi dje edhe deputeti i PS, Bujar Çela. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Çela u shpreh i bindur se Meta ka frikë nga reforma në drejtësi, andaj dhe është bërë palë me opozitën. Në këtë kontekst, deputeti socialist theksoi se pavarësisht manovrave që po ndjek kreu i shtetit, ky i fundit sipas tij, duhet të japë llogari për krimet që ka bërë dhe do jetë objekt i drejtësisë së re.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sulmet ndaj qeverisë, ndërkombëtarëve dhe reformës në drejtësi, vetëm nga frika dhe halli më i madh që ka ai, sikundër është reforma dhe sistemi i drejtësisë së re që po instalohet në Shqipëri.

Meta është numri 2, pas Sali Berishës, i cili nuk ka për t’i shpëtuar dot hanxharit të reformës në drejtësi, pasi do të vijë dita që të dalë para drejtësisë në bankën e të akuzuarve. Meta dhe Berisha së bashku i kanë shkaktuar shumë vuajtje këtij populli dhe natyrshëm duhet të japin llogari për krimet e tyre”, deklaroi Çela.

Abazi: Sulmet e presidentit, të papranueshme

I ashpër ndaj qëndrimeve të presidentit Ilir Meta, dje është treguar edhe deputeti i PS, Sadri Abazi. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Abazi e etiketoi Metën si një përfaqësues të opozitës, ndërsa i cilësoi si absurde sulmet e tij në adresë të qeverisë, ndërkombëtarëve dhe reformës në drejtësi.

“Presidenti i Republikës është kthyer në një përfaqësues dinjitoz i opozitës. Opozita momentalisht është në rrugë, kështu që edhe Ilir Meta është në rrugë bashkë me atë. Nga ana tjetër sulmet e tij ndaj ndërkombëtarëve dhe qeverisë janë të papranueshme, pasi ai duhet të qëndrojë mbi palët dhe jo të bëhet palë, sikundër është bërë me opozitën. Sa i takon sulmeve kundrejt reformë në drejtësi, Meta do të ketë kohë të ballafaqohet me këtë reformë dhe efektet e saj prapavepruese”, deklaroi Abazi. /Rigels Seliman