osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha në Azerbajxhan, tek “dashuria” e vjetër me shije nafte, Ilhan Aliev: Shoqëron Metën në Baku për të falenderuar mikun azer për pastrimin e parave me ARMO-n?

Berisha në Azerbajxhan, tek “dashuria” e vjetër me shije nafte, Ilhan Aliev: Shoqëron Metën në Baku për të falenderuar mikun azer për pastrimin e parave me ARMO-n?

Presidenti Ilir Meta është në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku për të marrë pjesë në forumin e 6-të global të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” me temë ” Rrëzimi i pengesave për krijimin e shoqërive gjithëpërfshirëse”.

Meta ka takuar presidentin azer Ilhan Aliev, një pro rus i thekur në tërë rajonin.

Njëherësh kreu i shtetit të Azerbajxhanit njihet dhe si njeriu më i pasur në rajon dhe një “sheik” nafte. Ku sipas njoftimit, Meta vlerësoi ecurinë për forcimin gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dypalëshe.

Nga ana tjetër Presidenti shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev e Azerbajxhani i kanë dhënë realizimit të Projektit të gazit TAP, si dhe procesit të gazifikimit në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi edhe mbështetjen që Presidenti Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), i cili do të ketë një impakt të madh rajonal.

Presidenti Meta nënvizoi nevojën e shtrimit të bashkëpunimit dypalësh jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si tregtia, turizmi, arsimi, kultura e të tjera.

Presidenti Aliyev e falënderoi Presidentin Meta për ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe premtoi realizimin e saj në një kohë sa më të shpejtë.

Pra tashmë Meta teksa flet për naftën ka kaluar nga diplomacia parlamentare kur ishte kryetar Kuvendit, tek diplomacia presidenciale.

Gjithnjë kur flet për naftën dhe takon Ilhan Aliev, presidentin Azer. Por askush nuk e dinte se Meta mes deputetëve të tjerë shoqërohej dhe nga ish kryeministri Sali Berishas, aktualisht deputet.

Këtë ka nxituar ta thotë vetë Sali Berisha, “malësori tropojan” që ka shoqëruar “malësorin skraparli” Meta në këtë udhëtim me ‘shije” nafte drejt Baku. Pikërisht kryeqytetit dhe atdheut të Josif Vasirianoviç Stalin dhe vendqëndrimit të mikut të tij të kahershëm Presidenti Ilhan Aliev.

Vetë Berisha ka shpërndarë lajmin në profilin e tij në facebook, ku bën me dije se do të mbajë edhe një fjalim në sesionin me temë “Si ndikojnë Fuqitë e Reja në çështjet globale?”.

“Bota e sotme është një botë plot hendeqe, duke penguar krijimin e një shoqërie me të vërtetë gjithëpërfshirëse, të çliruar nga vështirësitë ekonomike, konfliktet e dhunshme, degradimi intelektual dhe moral. Në një botë që nuk është më njëpolare, por ku një numër fuqish botërore dhe rajonale po rriten fuqishëm, balancat po ndryshojnë duke ndikuar edhe në jetën e shoqërive të vendeve të tjera.

Në këtë takim, kryetarë shtetesh aktualë dhe të mëparshëm, kryeministra, ministra dhe akademikë si dhe ekspertë të mirënjohur do të vlerësojnë gjendjen aktuale të botës dhe kërcënimet më të ngutshme të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare dhe të sugjerojë hapa konkretë për udhëheqjen e sotme për të kapërcyer këto ndarje, në formën e një deklarate”, shkruan Berisha.

I cili është autori i idesë madhore të “Shqipërisë, fuqi e re energjetike”. Kur ishte kryeministër kuptohet. Por që e kishte mbështetur këtë ide jo vetëm në ndërtimin e HEC-eve dhe TEC-eve por dhe në privatizimin e industrisë së naftës. Ku “stacion” i parë ka qënë Azerbajxhani dhe miku i tij Aliev.

Dhe në të vërtetë me para azere benjamini i gruas së Berishës, Rezar Taçi e privatizoi ARMO-n. Historia e saj dihet, një mashtrim dhe pastrim i pastër parash në atë kohë, por dhe sekuestrim të një banke dhe një TV në Shqipëri. Dhe gjithçka u kthye në pikën fillestare.

Tashmë Sali Berisha, në të parin samit për të dalë zyrtarisht jashtë vendit pas pesë vitesh në opozitë ka zgjedhur pikërisht Azerbajxhanin.

Një tentativë për të gjetur kohën e takimit me Aliev dhe për ta falenderuar për pastrimin e parave apo për të mbyllur ndonjë hesap apo problem me Aliev për ARMO-n?!

Një pyetje që kërkon përgjigje. Pasi pjesa tjetër, ajo e bashkëpunimit me Metën dhe bisedat jashtë vendit për hallin e përbashkët, shpëtimin nga burgu për dosjet e rënda të krimit që kanë mbi supe, është e kuptueshme për shqiptarët që do diskutohet./Pamfleti.com