osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen emrat e milionerëve të drejtësisë: Kush janë ish gjyqtarë dhe prokurorë që i pret burgut?!

Zbardhen emrat e milionerëve të drejtësisë: Kush janë ish gjyqtarë dhe prokurorë që i pret burgut?!

Banesa, makina, troje, llogari bankare, aktivitete në biznese të ndryshme, përbëjnë pasurinë e pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nuk bëhet fjalë për perceptim, por për fakte që janë zbardhur nga procesi i Vettingut.

Përgjatë këtij procesi kemi parë se si janë nxjerrë në rrugë milionerët e drejtësisë. Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë shkarkuar nga Vettingu, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Për ti shpëtuar Vettingut pati dhe nga ata gjyqtarë dhe prokurorë që dhanë dorëheqjen, ndërsa të tjerë shpëtuan nga mosha e pensionit.

Por të gjithë të shkarkuarit, por edhe të dorëhequrit, nuk do të shpëtojnë nga drejtësia.

Ata do të japin llogari një më një në SPAK, për pasurinë e pajustifikuar.

Çka do të thotë se drejtësia nuk ndalet vetëm me evidentimin e pasurive dhe shkarkimin e gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe me hetimin e tyre.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale, sipas kompetencave që ka do të hetojë çdo veprimtari me pasoja penale të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, duke mos amnistuar këtu edhe njerëzit e drejtësisë.

CNA.al ka sjellë në baza ditore, pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ka paqyruar në tërësi dhe me detaje procesin e Vettingut.

Nga të dhënat e grumbulluara rezulton se deri më tani janë shkarkuar 54 gjyqtarë dhe prokurorë, kanë dhënë dorëheqjen 13 gjyqtarë, prokurorë apo edhe këshilltarë ligjorë, ndërsa janë ankimuar nga Komisioneri Publik, 18 gjyqtarë dhe prokurorë, duke përfshirë edhe vendimet e pranuara nga KPK për të dorëhequrit.

Të gjithë të shkarkuarit, por edhe të ankimuarit, kanë rënë në kryesisht në kriterin e pasurisë.

Nëse isntitucionet e prodhuara nga reforma në drejtësi do të jenë korrekte në zbatimin e ligjit, atëherë miliarda euro, pasuri të tërë të luajtshme e të paluajtshme do t’ iu merren nga duart milionerëve të drejtësisë të shkarkuar tashmë nga Vettingu.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar

1.Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është shkarkuar se ka fshehur pasurinë.

Gjyqtari pro përdhunimeve?!/ Bledar Abdullai nuk justifikon pasurinë

2.Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, është shkarkuar për kontakte të papërshtatshme me botën e krimit.

Një pronar karburanti ndan drejtësi në Gjykatën e Lartë/ Pasuria “fundos” Shkëlzen Selimin?

3.Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, është shkarkuar për pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe mangësi në hetimin e dy çështjeve.

Pasuri të dyshimtë/ “Bashkëshortja” shkarkon Prokurorin

4.Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është shkarkuar për fshehje pasurie.

Prokurorja Rovena Gashi në “sitën” e Vetingut/ Si ndryshoi pasuria e saj në 13 vite

5.Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, është shkarkuar pas pas gjetjeve se ai kishte kryer një sërë transaksionesh fiktive me qëllim përfitimin e padrejtë të një kredie të butë.

Vettingu i zbulon manovrat/ Si përfitoi kredi të butë gjyqtari i Apelit?

6.Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, është shkarkuar se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

“Shkundet” drejtësia/ Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza me rekorde kriminale

7.Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, us hkarkua pasi nuk justifikoi dot pasurinë. Gjatë analizës së pasurisë ka rezultuar një diference te pambuluar në vlerën 1 milion e 300 mije lekëve.

Gjyqtari Ndreca sot para Vettingut/ Pasuria e tij familjare është katërfishuar

8.Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, është shkarkuar pasi rezultoi se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes.

Udhëtoi me makinën e të dënuarit/ Gjyqtari Gani Dizdari në “rrjetën” e skandaleve

9.Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese,është shkarkuar pasi nuk e justifikonte pasurinë e deklaruar mes të cilave flitej dhe për një shumë 480 ijë dollarë kanadeze.

Si i ka përfituar gjyqtari Fatos Lulo 200 mijë USD?/ Zbardhet skema

10.Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese,u shkarkua pasi pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi më herët se ai nuk justifikon 1.7 milionë lekë nga shuma totale e blerjes së një apartamenti në Tiranë.

Gjyqtari me shtëpi 140 mijë euro, merr kredi si i pastrehë

11.Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës,u shkarkua pasi nuk mund të justifikonte 20 milionë lekë pasuri.

Nuk justifikon pasurinë/ Gjyqtari ngec në rrjeten e Vettingut

12.Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, është shkarkuar, pasi KPK konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.

Altina Xhoxhaj në “gjurmët” e Fatos Lulos/ Zbardhet pasuria e gjyqtares së Kushtetueses

13.Besa Nikëhasani, Prokuroria e Apelit Shkodër, është shkarkuar, pasi nuk e justifikonte pasurinë. Ajo kishte dy apartamente, njëri në Tiranë dhe tjetri në Lezhë, dy garazhe si dhe një makinë fuoristradë. Vlera e kësaj të fundit ishte 20 mije Euro.

Manipuloi me pasurinë/ Zbardhet vendimi për shkarkimin e prokurores Besa Nikëhasani

14.Artan Laze, Gjykata Tiranë, është shkarkuar, pasi gjatë procesit të rivlerësimit e konsideroi të papërshtatshëm për të ushtruar këtë detyre, pasi gjatë kontrollit rezultoi se ka deklarim të rremë të pasurisë ndërsa një pjesë e saj nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Gënjeu për pasurinë/ Vetingu nxjerr zbuluar Lazen

15.Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, është shkarkuar pasi hetimi administrativ i thelluar i pasurisë së tij zbuloi mospërputhje të shumta, deklarime të rreme dhe likuiditete të fshehura.

Me llogari bankare të zeruara/ Prokurori i Apelit blen garazh 12 mijë euro

16.Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, është shkarkuar pasi iu gjetën probleme në blerjen e apartamentit 50 metra katrorë, që më pas rezulton se ia ka dhuruar vjehrrit. Ai ka deklaruar fillimisht se e ka blerë 40 mijë euro, ndërsa në kontratën e dytë deklarohet se e ka blerë 1 milionë e 900 mijë lekë me ndihmën e kredisë së marrë prej 28 mijë eurosh. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Trenova nuk ka arritur dot ta justifikojë pasurinë dhe është gjetur me shkelje edhe në ushtrimin e detyrës në dy raste.

Milioneri i Apelit, në krah të Llallës/ Gentjan Trenova nuk i shpëton Vettingut?

17.Adriatik Cama, Prokuroria e Tiranës është shkarkuar, pasi nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ’21 Janari’ nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale, pra është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Prokurori i “21 janarit”, manipuloi me pasurinë?/ Zbardhet skema

18.Dritan Rreshka, Kreu i Prokurorisë së Tiranës, është shkarkuar, pasi sipas Sipas ILDKPKI, Rreshka nuk kishte bërë deklarim të saktë, kishte mungesë burimesh financiare, kishte bërë fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. KPK argumentoi se ai kishte një mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti me vlerë 1.25 milionë lekë në vitin 2011. KPK ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi ligjshmërinë e të ardhurave nga qiraja në vitet 2009-2016 dhe të ardhurave nga emigracioni në vlerën 2.8 milionë lekë.

KPK i ngarkoi barrën e provës personave të lidhur të prokurorit Rreshka, në mënyrë te veçantë vëllait dhe kunatës për një kredi 46.9 milionë lekë dhënë kompanisë ‘Il Bano’ dhe mamasë së subjektit për një depozitë me vlerë 3.8 milionë lekë në Raiffeisen Bank.

Një milioner në krye të Prokurorisë së Tiranës/ Në “sitë” pasuria e Dritan Rreshkës

19.Artan Broci, Gjykata e Lartë Tiranë është shkarkuar pasi KPK-ja vuri në dukje se gjyqtari i lartë ka probleme me pasuritë për mënyrën si është investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë. Gjithashtu KPK-ja hodhi dyshime për mënyrën si është blerë e shitur një apartament në Rrashbull si dhe evidentoi si gjetje edhe dhënien me qira të një ambienti pranë Shallvareve, të ardhura këto të padeklaruara.

Pasuria marramendëse e “sheikut” të drejtësisë/ Artan Broci gjyqtar apo biznesmen?

20.Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, është shkarkuar pasi sipas verifikimeve të KPK-së, Nela ka bërë fshehje të pasurisë, pasi nuk ka burime të mjaftueshme financiare për ta justifikuar atë.

Zbardhet vendimi i KPK për prokurorin e Tiranës/ Shkeljet që e fundosën

21.Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë, është shkarkuar pasi kishte probleme me pasurinë. Në 10 vite ai kishte siguruar pothuajse 50 milionë lekë të reja pasuri.

Ngec në rrjetë/ Vettingu “pret” kokën e një tjetër gjyqtari

22.Agron Valva, kryetar i Gjykatës Berat, është shkarkuar pasi KPK i gjeti atij probleme me pasurinë. KPK zbuloi probleme te një apartament 57.1 m2 të blerë nga Enti i Banesave në qytetin Beratit. Po ashtu probleme dhe diferencë mes çmimit të deklaruar prej gjyqtarit të shkarkuar dhe çmimit në zonë u gjetën për një apartament 107 metra në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. KPK ka gjetur se çmimi i deklaruar nuk është i saktë. Relatorja Çiftja sqaroi se Vavla ka deklaruar se e ka blerë këtë pasuri me çmimin 383 euro për m2, ndërkohë që çmimi real është 110 mijë lekë për m2.

Komisioni gjeti probleme edhe lidhur me huanë 30 mijë euro që gjyqtari ka marrë nga një i afërm i bashkëshortes së tij i cili jeton e punon prej vitesh në Itali.

Kryegjyqtari në “rrjetën” e Vettingut/ Kursimet kesh i dërgon në Amerikë

23.Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës, është shkarkuar pasi rezultoi se gjyqtarja kishte deklarime të pasakta në kontratat e shit-blerjeve në automjete si dhe nuk kishte paguar tatime për pronat që bashkëshorti i saj kishte dhënë me qira përfshi e një biznes tre katësh në bulevardin e Korcës.

Kryegjyqtarja dhe burri 25 vite drejtor/ Çmendin me pasurinë e tyre

24.Sotiraq Lubonja, Gjykata e Korçës, është shkarkuar pasi a sipas hetimeve të bëra nga KPK gjyqtari i Korçës rezulton se nuk justifikon pasurinë e tij. Në raportin e ILDKPI-së flitej për fshehje të pasurisë, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të Vetingut, ku thotë se ka marrë 4 milionë lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri. Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.

25.Izet Kadana, Kryetar i Gjykatës së Pukës, është shkarkuar, pasi rezultoi me pasuri të pajustifikuara, me lidhje familjare me persona të dyshuar për aktivitet të krimit të organizuar si dhe me probleme me etikën në punë për rastin e punësimit të bashkëshortes në prokurorinë e Pukës.

Kërcënoi qytetaren/ Zbardhen mesazhet e Kyegjyqtarit të Pukës

26.Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative e Shkodrës, është shkarkuar pasi hetimi administrativ zbuloi probleme në të tre kriteret e rivlerësimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mungesë burimesh të ligjshme për kursimet me vlerë 12 milionë lekë, favorizim të një pale në proces, zvarritje të përsëritura të gjykimit dhe në disa raste, mungesë të etikës.

Ngec në rrjetë/ Vettingu i pret kokën një tjetër gjyqtari

27.Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër, është shkarkuar pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e gjeti atë me probleme të justifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Gjithashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte gjetur probleme të pasurisë dhe të integritetit. Raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), hodhi po ashtu dyshime për përfshirjen e gjyqtarit në korrupsion dhe pasjen e kontakteve të papërshtatshme.

Skeda e pasurisë së gjyqtarit të Apelit/ Si e ka ndryshuar pasurinë nga 2003 në 2017

28.Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, është shkarkuar pasi trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) arriti në konkluzionin se Dedja nuk arrin nivel të besueshëm të pasurive. Vlerësohet se ka pasaktësi mes deklaratës për vetting-un dhe asaj vjetore, si dhe nuk ka shpjeguar të ardhurat.

Kreu i Kushtetueses nën filtrin e Vetingut/ Dedja në kushte “të mjerueshme” financiare

29.Bujar Hoti, Prokuror në Prokurorinë e Durrësit, është shkarkuar pasi sipas KPK-së prokurori nuk ka justifikuar dot mijëra metra tokë buzë detit, kontratat fiktive, apartamentet me kredi dhe udhëtimet e bashkëshortes.

Prokurori që e mban gruaja/ Zbardhet pasuria e kandidatit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

30.Ramadan Troci, Prokuroria e Përgjithshme, është shkarkuar pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka gjetur në shkelje prokurorin, pasi nuk justifikon pasurinë, konkretisht një apartament në zonë e Paskuqanit, gjithashtu ka mospërputhje në lidhje me qiranë që ai paguan për një apartament në zonën e Pazarit të Ri. Gjithashtu probleme janë gjetur edhe në blerjen e një makine.

Ish-Guvernatori e “rrëzoi” profesionalisht/ Si u pasurua nga vit në vit prokurori Ramadan Troci

31.Artor Ylli, ndihmës ligjor është shkarkuar, pasi gga hetimi administrativ rezultoi se subjekti rivlerësimit kishte kryer tre transferta valute të pajistifikuara për lloogari të një shtetasi kinez, konkretisht në vlerat 16 mijë dhe 10 mijë USD në vitin 2010 dhe 30 mijë USD në vitin 2012.

Vettingu/ Ndihmësi ligjor i Gjykatës Administrative përballet me KPK

32.Alltun Çela, kryetar u Gjykatës së Sarandës, është shkarkuar, pasi Komisioni kishte kryer hetime si për pasurinë e tij ashtu dhe për integritetin moral dhe formimin professional, duke deklaruar se kishte gjetur probleme në të tre shtyllat e rivlerësimit.

Korrupsioni në gjyqësor/ Gjyqtarët i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit

33.Arben Zefi, Kryetar i Gjykatës së Shkodrës, është shkarkuar për fshehje pasurie dhe përfshirje në korrupsion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

100 mijë dollarë në llogari të kryegjyqtarit/ Si tentoi të fshihte pasurinë Arben Zefi?

34.Alfred Gjoni, Kryetar i Gjykatës së Kurbinit, është shkarkuar pasi kishte probleme lidhur me tre apartamente për të cilat rezultonte se nuk ka patur të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar blerjen e tyre si dhe nuk kishte deklaruar tre automjete të tij dhe një udhëtim në Bruksel.

Sa i përket aftësive profesionale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte paraqitur një raport të 6 çështjeve për shkak të mos sjelljeve korrekteve të tij. Madje një çështje ka zgjatur 4 vjet, ndërsa 3 të tjera nuk ishin argumentuar siç duhet prej tij.

Probleme me pasurinë/ KPK “pret kokën” e një tjetër gjyqtari

35.Ana Golloshi, këshilltare ligjore, është shkarkuar pasi në vetdeklarimin e bërë ajo rezulton se nuk ka mundur të justifikojë pasurinë.

Nuk justifikoi pasurinë/ KPK i “pret” kokën këshilltares ligjore

36.Artan Bajrami, Kreu i Prokurorisë së Apelit, Krimet e Rënda, është shkarkuar pasi i janë gjetur një sërë problemesh mbi pasuritë pas hetimit të thelluar të KPK-së. Ai kishte deklaruar një pagesë prej 1.5 milionë lekësh për blerje apartamenti 110 metra katrorë në Tiranë në vitin 2000, mbuluar nga kursimet dhe nga shitja e një shtëpie në Gramsh për 4 mijë dollarë. KPK, kishte zbuluar se ky deklarim ishte i pasaktë. Ndër të tjera 4 mijë dollarë që supozohej të ishin shpenzuar në vitin 2000, rezultonin të ishin deklaruar kursime nga Bajrami në vitin 2003. KPKa vuri në dukje se kur i ishte kaluar barra e provës rreth këtij deklarimi Bajrami kishte ndryshuar atë duke i thënë KPK-së se paratë për të paguar këtë këst të shtëpisë i ishin dhuruar nga baxhanaku, Llazar Angjeli, i cili është biznesmen në fushën e hidrokarbureve dhe produkteve ushqimore. Nga relacionit doli se ai i kishte bërë edhe dhurata të tjera familjes së prokurorit, përfshi pagesën e qirasë pas transferimit në Tiranë dhe një sërë ndihmash të tjera në vlerë 2.2 milionë lekë. KPK tha se personi i lidhur në këtë rast kishte burim të ligjshëm.

Rehatohet Kryeprokurori/ Artan Bajrami “uzurpon” institucionet shtetërore

37.Irma Balli, Prokuroria e Apelit, Korçë, është shkarkuar, pasi ka kryer deklarim të rremë dhe të pasaktë si dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e saj. Probleme me pasurinë e saj janë identifikuar nga hetimi administrativ i KPK-së, në mënyrë të veçantë mbi pronësinë familjare të një pike karburanti në qytetin e Korçës. Sipas KPK, rezulton në bashkëpronësi me persona të tjerë por pikëpyetjet kanë qenë mbi vlerën e investimit fillestar. Përveç problemeve të shumta me karburantin, KPK ka arritur në përfundimin se bashkëshorti i prokurores nuk ka pasur burime të ligjshme edhe për blerjen e dy apartamenteve të bashkuara në një sipërfaqe të vetme prej 179 m2 në vitin 2004, blerë për 6 milionë lekë.

38.Hysni Demiraj, Kreu i Gjykatës së Apelit, Tiranës, është shkarkuar pasi iu gjetën shkelje për mënyrën se si kishte deklaruar blerjen e një apartamenti. Gjithashtu ashtu gjetje e KPK-së ishte edhe deklarimi jo i saktë që Demiraj kishte bërë për blerjen e një garazhi.

Kryegjyqtari me pallat/ Filtrohet pasuria e Hysni Demirajt që dhunoi shoferin

39.Petrit Çeno, Kreu i Gjykatës së Apelit Civil, Durrës, është shkarkuar nga hetimet e KPK-së, rezulton se gjyqtari Çeno ka fshehur pasurinë dhe ndaj tij ka nisur dhe një procedim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në deklaratën e vettingut gjyqtari ka deklaruar një apartament 98 m2 dhe garazh 22m2, automjet me vlerë 18.500 mijë euro, 148 m2 apartament në Kavajë, 3 mijë metra 2 ullishte në Shkallnur dhe një tjetër me sipërfaqe 2775 m2, dy apartamente në Tiranë me sipërfaqe 144 m2 dhe 79m2. KPK tha se gjyqtari ka mospërputhje me kohën e deklaruar, mospërputhje dokumentacioni për të dyja ullishtet, problem me dokumentacionit që disponojnë institucionet, mospërputhje me vendbanimin pasi bashkëshortja dhe ai figurojnë në adresa të ndryshme.

40.Arqile Koça, Prokuroria e Përgjithshme, është shkarkuar pasi nuk justifikoi pasurinë për disa apartamente dhe një truall në zonën e Linzës, vettingu shkarkon nga detyra prokurorin Arqile Kocaj.

Prokuror apo biznesmen?/ Arqile Koça përballet me Vettingun

41.Dritan Seci, kreu i Gjykatës, Tropojë, është shkarkuar pasi Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI kishte raportuar se gjyqtari Seci kishte kryer deklarim jo të saktë, se nuk kishte burime të ligjshme dhe se kishte fshehje të pasurisë. Nga hetimi administrative ishin gjetur mospërputhje në deklarime për blerjen e një apartamenti në vitin 2012 në Bajram Curri dhe mungesë burimesh të ligjshme. Po, nga hetimi administrativ janë ngritur dyshime mbi aktivitetin e bashkëshortes së Secit si farmaciste dhe të ardhurat e përfituara nga ky biznes vit pas viti, të cilat janë deklaruar disa herë më ulëta sesa raportimi i bërë në zyrën e Tatimeve të Kukësit.

Seci mospërputhje kishte edhe për blerjen dhe shitjen e një automjeti, ndërkohë që gjatë shtatë viteve të fundit rezultoi se ka përdorur makina të të afërmve të tij.

Kryegjyqtari i Tropojës me borxhe në kryeqytet/ Dritan Seci me apartament në Tiranë

42.Pashk Gjaci, Kreu i Gjykatës Përmet, u shkarkua pasi nuk arriti të dokumentonte burimin e ligjshëm të pasurive të tij. Gjithashtu probleme u konstatuan edhe në pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin e gjyqtarit Gjaci, i cili pranoi se provat që kishte dorëzuar nuk janë në formën e duhur ligjore ndërsa argumentoi se pasurinë e tij e kishte vënë si produkt i investimeve të suksesshme në prona të patundshme. Komisioni konstatoi një sërë problemesh me pronat e patundshme të gjyqtarit, të cilat përbëhen nga dy ndërtesa të privatizuara në Fan Mirditë, sipërfaqe toke në Laç dhe Velipojë si dhe një shtëpi 3-katëshe të ndërtuar mbi 500 m2 truall në qytetin e Laçit.

“Peshkon” pronat në bregdet/ Kryegjyqtari Pashk Gjaci jep llogari në Vetting

43.Çlirim Shahini, Kreu i Prokurorisë Lushnje, është shkarkuar pasi rezultoi me probleme në të tre shtyllat e vlerësimit nga Vettingu. Ai kishte një objekt dy katësh + papafingo në Bashkinë e Sarandës, në vlerën e 10.5 milionë lekëve si dhe të ardhurat nga pagat dhe një hua në vlerën e 35 mijë eurove të marrë në vitin 2014, me afat shlyerje 10 vjet.

Nga analiza financiare, Komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri financiare të huadhënësit të 35 mijë eurove, që kishin shërbyer për shlyerjen e shpenzimeve për ndërtimin e banesës në Sarandë.

Fshehu vrasjen e 15 vjeçares?/ Si ka ndryshuar pasuria e “prokurorit të Llallës”

44.Fatmir Lushi, Kreu i Prokurorisë Fier, është shkarkuar pasi KPK, konstatoi probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e prokurorit gjatë hetimit administrativ. Sipas KPK-së Lushi dhe familja e tij nuk kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për të blerë një shtëpi me vlerë 5 milion lekë në Elbasan, ndërsa u tha se deklarimet e prokurorit në vite nuk kishin qenë të sakta. Sipas raportit të dorëzuar në KPK nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, prokurori Lushi është vlerësuar si i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës, i dyshuar se ka favorizuar person nën hetim.

Larje hesapesh mes prokurorëve/ Si e përdori Arta Marku, Fatmir Lushin?

45.Ferdinand Elezi, Kreu i Prokurorisë së Apelit, Durrës, është shkatërruar pasi u evidentuan probleme në deklarimin e pasurisë. KPK vuri në dukje se ishin problemet me deklarimin e vlerës së një apartamenti 124 metra2 në Tiranë, pasaktësi të kontratave të blerjes së një zyre nga e shoqja dhe ngriti dyshime për trajtim preferencial në lidhje me një apartament 185 metra në Durrës të blerë vetëm për 30 mijë euro.

Probleme me pasurinë/ Vettingu shkarkon kandidatin për kryeprokuror

46.Fehmi Petku, Kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, është shkarkuar, pasi Komisioni i gjeti shkelje në deklaratat e pasurisë e cila nuk justifikohej, pasi gjyqtari nuk kishte burime të ligjshme financiare.

Kryegjyqtari i Krimeve të Rënda si Agjenci Imobiliare/ Fehmi Petku i “mbytur” në prona

47.Edison Ademi, Kreu i Prokurorisë, Sarandë është shkarkuar, pasi KPK, zbuloi se prokurori ka shkelur etikën dhe është shoqëruar me persona që kanë qenë në hetim për armëmbajtje pa leje dhe trafik të drogës.

Sipas rezultateve të vettingut, Edison Ademi kishte folur në telefon me E.M që e kishte hetuar për armëmbajtje si dhe kishte udhëtuar drejt Kosovës në 2014 me automjetin e një të hetuari për trafik droge. Po ashtu vettingu i kishte gjetur Ademit edhe probleme me pasurinë edhe pse sipas raportit të ILDKPI-s ai kishte burime për t’i justifikuar por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

I kërkoi armë Arta Markut/ Pasuria e një kryeprokurori në panik

48.Albina Spaha, Kryetare e Gjykatës, Gjirokastër, është shkarkuar, pasi gjatë hetimit administrativ u vlerësua se nuk kishte burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe disa shuma në llogari bankare që rezultonin ndër vite me një bilanc negativ prej 6.3 milion lekësh.

Probleme me pasurinë/ Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës

49.Admir Belishta, Gjykata, Korçë, është shkarkuar pasi nuk kishte burimin të ligjshëm të pasurisë dhe se kishte rezultuar me kontakte me persona të papërshtatshëm në kriterin e figurës.

Vettingu shkarkon kryetarin e Gjykatës së Korçës

50.Fatos Qato, Gjykata e Apelit, Tiranë është shkarkuar arsyetimin se nuk justifikon pasurinë, konkretisht një apartament dhe një sipërfaqe toke në Pogradec.

Gjyqtari i “listës së zezë”/ Kjo është pasuria e tij

51.Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme, është shkarkuar, pasi ka rezultuar me probleme me pasurinë. Ai ka deklaruar 10 mijë dollarë të fituar nga bastet sportive, gjë e cila nuk ka bindur trupën e KPK-së. Edhe ILDKPIK ka gjetur probleme me pasurinë e ish-kandidatit për kryeprokuror. Pikëpyetje ka pasur edhe për profesionalizimin e Selmanit, pasi ka rezultuar se hetimet e kryera prej tij kanë qenë të paplota.

Prokurori i bixhozit dhe “sherreve”/Artur Selmani me kokë në gijotinën e Vettingut

52.Shpëtim Kurti, Prokuroria e Tiranës, është shkarkuar pasi nuk justifikonte pasurinë dhe ka lidhje me botën e krimit dhe trafikantët e klandestinëve.

Tendencë të jetë pjesë e krimit/ Vettingu i “pret kokën” prokurorit të Tiranës

53.Alma Liçaj, Kryetare e Gjykatës së Apelit, Vlorë, është shkarkuar pas problemeve me pasurinë.

54.Antoneta Sevdari, Prokuroria Tiranë, është shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për mosjustifikim të mjaftueshëm të burimeve financiare të pasurisë që zotëron bashkëshorti.

Janë dorëhequr

1.Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm

“Peshku i madh’ i Prokurorisë në kërkim/ Llalla me pasuri të sekuestruara, në arrati

2.Petrit Fusha, Prokuroria Tiranë

Prokurori Petrit Fusha/ “Peshku i madh” 1 milionë dollarë, i Vettingut

3.Metush Saraçi, Gjykata e Apelit, Tiranë

4.Genci Sinjari, Gjykata Administrative, Durrës

5.Sulejman Tola Prokuroria e Rrethit Krujë,

6.Ilir Çeliku, Gjykata e Apelit Vlorë

7.Mirela Fana Gjykata e Lartë

8.Ilir Pashaj,Gjykata e Shkallës së Parë, Elbasan

9.Eritan Shehu, Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë

10.Adnand Berdica, Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë

11.Etleva Sherifi Ndihmëse Ligjore, Gjykata e Lartë

12.Besnik Imeraj, Gjykata Kushtetuese

13.Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

Ndërpritet Vettingu (shkak, pensioni)

1.Halil Vani, kreu i Gjykatës, Dibër

2.Bujar Çiçi, Prokuroria Krujë

3.Zamir Poda, Gjykata e Apelit, Tiranë

4.Fiqirete Mullai, Gjykata e Apelit, Tiranë

5.Agim Ferizaj, Gjykata e Apelit, Durrës

6.Nazmie Pengili, Gjykata Krujë

7.Ylli Dhimitri, Prokuroria Kavajë

8.Petrit Qerimi, Prokuroria e Apelit, Vlorë

9.Drita Velia, Gjykata Kukës

10.Myriban Mullai, Gjykata e Apelit, Durrës

11.Gjinovefa Gaba, Gjykata e Apelit, Vlorë

12.Granit Qypi, Gjykata, Kukës

13.Fejzo Hysi, Gjykata Durrës

14.Përparim Hasa, Prokuroria Tiranë

15.Sulejman Tola, Prokuroria Krujë

Të ankimuar nga Komisioneri Publik

1.Donika Prela, Prokuroria për Krime të Rënda

2.Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme

3.Besnik Cani, Prokuroria e Elbasanit

4.Alma Kolgjoka, Kryetare e Gjykatës, Krujë

5.Arben Dollapaj, Prokuroria Shkodër

6.Gentjan Osmani, Prokuroria për Krime të rënda

7.Besnik Muçi, Prokuroria për Krime të Rënda

8.Artur Malaj, Gjykata Administrative e Apelit, Tiranë

9.Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

10.Valbona Bala (Pajo), Këshilltare ligjore, Gjykata Kushtetuese

11.Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

12.Gentjan Medja, Gjykata Administrative, Tiranë

13.Astrit Faqolli, Gjykata Tiranë

14.Alma Brati, Gjykata Tiranë

15.Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese

16.Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë

17.Mirela Fana, Gjykata e Lartë

18.Adriatik Llalla, Prokuroria e Përgjithshme/CNA.al