Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini shprehet mjaft optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.
Në fjalën e saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, Mogherini u shpreh se mezi pret që të shohë që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE-në.
“Kur të shikoni në hartën e Europës, shihni se Ballkani është në Europë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkim i Ballkanit me E