osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

AMA gjobit 4 televizione për reklama të fshehura dhe gjuhë urrejtjeje

AMA gjobit 4 televizione për reklama të fshehura dhe gjuhë urrejtjeje

Bordi i Autoritetit të Medias Audiovizive, (AMA), gjobiti televizionin Ora për gjuhë urrejtjeje si dhe televizionet Neës 24 e TV Klan për transmetim reklamash të padeklaruara ndërsa televizioni Report TV u gjobit për dhunim të të drejtave të një fëmije.

Sipas një njoftimi për shtyp, televizioni Ora mori gjobën më të lartë, 400 mijë lekë në lidhje me një koment në emisionin “Ju Flet Moska” mbi sulmin terrorist në Zelandën e Re. AMA vlerëson se komenti mbart gjuhë urrejtjeje.

Televizioni Neës 24 u gjobit për 120,000 lekë pasi AMA vlerësoi se dy materjale të transmetuara në edicionin kryesor të lajmeve përbënin reklama të padeklaruara. Po kështu, televizioni kombëtar Klan u gjobit me 120 mijë lekë për të njëjtën arsye.

“Përmbajtja e transmetuar në pjesën e dytë të programit “Rudina” kishte dhe reklamë të fshehur”, shkruan AMA në njoftim duke iu referuar një emisioni të transmetuar më 27 mars 2019.

Televizioni Report TV u gjobit me 200 mijë lekë për atë që AMA e konsideroi dhunim të të drejtave të një fëmije gjatë emisionit “Pa Gjurmë”.

Vendimet e AMA vijnë pasi institucioni që ka për detyrë të mbikëqyrë tregun e transmetimeve audiovizuale u kritikua nga një raport i organizatës Media Look ku vërehej prania e gjithëpërhapur e reklamave të fshehta nëpër emisione të ndryshme si dhe në edicionet e lajmeve të televizioneve kryesore në vend. Sipas Media Look [link] AMA ka dështuar të zbatojë ligjin, i cili sanksionon që çdo materjal reklamë duhet të etiketohet si e tillë në transmetimet audiovizuale.

“Nga vëzhgimi tre mujor që MediaLook i ka bërë 276 edicioneve informative të orës 19:00 dhe 19:30 të tre televizioneve kombëtare kanë rezultuar një total prej 51 kronikash, nga të cilat 20 në TV Klan, 18 në Vizion Plus dhe 13 lajme në televizionin Top Channel,” shkruhet në vrojtimin e MediaLook.