Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me delegacionin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë dhe të Senatit të Francës, të kryesuar nga kryetari i tij, Senatori Rachel Mazuir.
Ai u shpreh se:
“Ne jemi te bindur se integrimin e Shqipërisë në BE është një aspiratë e të gjithë shqiptarëve. Grupi i Miqësisë po punon dhe po lobohet që Franca, si pjesë e gjerdanit themelues të BE-së, të ndryshojë e përmirësojë imazhin për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke nxjerrë në pah vlerat e vërteta të spikatura të popullit shqiptar.
Ne synojmë dhe po kontribuojmë që vlerësimet e institucioneve franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët të bazohen dhe të reflektojnë vlerësimet reale reciproke të të dy popujve tanë për njeri-tjetrin”.
Gramoz Ruçi informoi senatorët francezë mbi ecurinë e plotësimit nga Shqipëria të rekomandimeve të Këshillit Europian për hapjen e negociatave, sipas pesë prioriteteve kyçe, duke u ndalur edhe në plotësimin e objektivave e masave të Planit të Veprimit të Kuvendit për hapjen e negociatave.
Ai nënvizoi se “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një problem më shumë, por një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian, sidomos në kushtet kur rajoni ynë po kërcënohet nga forca me tendencë antieuropiane.
Të gjithë duhet të punojmë që keqkuptimet e politikanëve francezë për Shqipërinë të eliminohen sepse ato nuk u përgjigjen vlerësimeve reciproke që të dy popujt tanë kanë për njeri-tjetrin. Franca ka qenë dhe është për shqiptarët një ndër vendet më të dashura e më të respektuara të Bashkimit Europian. Populli shqiptar ka një adhurim të veçantë për popullin francez dhe meriton të njëjtin respekt” tha ai./Sot News