Ditën e djeshme, partia populiste holandeze i ka kërkuar KE-së, rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët.
Mirëpo, pas këtij akti, PD-ja dhe kryesisht nënkryetari i saj Edmond Spaho, kanë reauguar të ekzaltuar nga ky lajm, madje aq të lumtur janë sa nuk e fshehin ndjesinë edhe nëpër rrjete sociale.
Ditën e djeshme, Spaho u lumturua dhe nga humbja e skuadrës së futbollit Juventus (italiane) me skuadrën e Ajax (hollandeze), duke bërë një analogji se hollandezët do ja hajnë kokën Ramës, por dhe shqiptarëve.
Por fantazisti i rrjedhur i PD-së, nuk u ndal këtu. Ai mori iniciativën ta nxirrte zbuluar karafilin pa erë të SHQUP-it, e të konfirmonte atë që dinin të gjithë, se Lulzim Basha është biri i Hollandës dhe kjo kërkesa e shtetit amë të tij ndaj KE-së dhe kundër shqiptarëve, është meritë e lobimit të tij.
Spaho i eksituar mbrëmë konfirmoi atë që i druheshin të gjithë, se shqiptarët janë të k.ërcënuar nga PD, e cila do të bënte çdo gjë për të baltosur Ramën dhe qeverinë.
Ja çfarë shkruante në Facebook fantazisti i rrjedhur i PD-së:
“Edi Rama, holandezet do te ta hane koken. Ajaks, Holanda dhe Lulzim Basha.”/Ekskluzive.al