Nga Amarildo Pregapuca
Shqiperia besoj se eshte vendi qe ka me shume gazetare per fryme, se cdo vend tjeter i globit.
Do te me pelqente qe ky te ish nje tregues i inteligjences si komb, por kam dyshimet e mia, se nuk eshte egzaktesisht kjo aresyeja, nisur nga rezultatet, natyrisht.
Dhe ndoshta eshte e kunderta.
Ndoshta eshte pikerisht pasja e kaq shume gazetareve, aresyeja se perse Shqiperia ka mungesen me te theksuar si komb, te gazetarise.
Dhe mos pasja e gazetarise, eshte sot, mallkimi me i madh si edhe demi me i madh, qe mund ti behet nje vendi.
Gazetaria nuk eshte loje, eshte ne fakt armata qe ka ne dore fatet e kombit, me shume se politika, shume me shume.
Gazetaria nuk eshte as podium per folklorike, nga ku mund te shpalosin thesaret e trasheguara te elokuences krahinore te “dobicllekut”, te sjelle..qofte dhe me nje gjuhe moderne, ndaj dikujte apo disave.-Eshte pergjegjesia me e madhe ndaj jetes se bashkekombasve.
Gazetaria eshte rruga, ne te cilen ecen nje komb, nje shoqeri.
Eshte mendja qe e drejton ne kete rruge.
Eshte gjuha e zgjidhjes, se problemeve.
Eshte pyetja per te gjetur celsin e hapjes se deres, se rruges ku do ec e tashmja dhe e ardhmja e kombit.Gjithkujte.
Eshte pyetja pra..
Dhe pyetja ime e pare eshte..
-Perse Shqiperia pa bere asnje lufte, si Serbia, eshte perseri vendi i fundit per hapjen e negociatave ?
Dhe nga kjo, me rrjedh nje tjeter pyetje..
-Perse Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote, ku kryefjala e Opozites eshte droga dhe krimi, qofte dhe ne prag negociatash ?
Dhe nje tjeter pyetje vijon pas kesaj..
-A eshte Shqiperia vendi me i infektuar me droge e krim, krahasuar me shume nga vendet anetare te BE-se ?
Dhe duke pare alternativat per mbijetese qe BE-ja ju ka lene Shqiptareve per plot 28-vite, krahasuar me cdo popull anetar te saj..pergjigja me sjell nje tjeter pyetje.
-Cili vend Perendimor, ka nje Opozite te ngjashme? Vertet cili ?!
Dhe nje tjeter…
Cfare eshte krim ?
-Krim eshte ta zhveshesh nje popull, nga alternativat per mbijetese.
-Krim eshte ti shesesh pasurite e nje populli, ti shkaterrosh fabrikat, uzinat, bujqesine, institucionet, drejtesine.
-Krim eshte te vrasesh popull teresisht te pafajshem, me pushket e pushtetit.
-Krim eshte ta percash, ta demoralizosh nje popull.
-Krim eshte t’ja nxishe fytyren vendit tend, me te gjitha rruget e mundeshme..duke demtuar keshtu, jo vetem cdo mundesi por dhe cdo biznes, te ndertuar me gjak e sakrifice, cdo biznes qe do mund te ndertohet dhe cdo jete Shqiptari si rrjedhoje.
-Krim eshte ta terrorizosh nje popull nga mengjesi ne darke per 365-dite te vitit, per plot 28-vite..nga foltoret e parlamentit, foltoret e partise, apo rruga dhe ta megafonosh ate, ne njemije format e medias dhe shtypit.
Krim eshte ta mbeshtesesh kete krim.
Dhe ne mbeshtetjen e tij, ka nje dore jo te vogel dhe BE-ja, ndihmuar aq pakushtesisht nga mungesa e gazetarise, mungesa e pyetjes se duhur apo berja e pyetjes se gabuar, ne vendin dhe kohen e duhur.
Dhe kur kjo eshte me qellim, perben genocid.
Eshte krim, te shtysh nje popull drejt krimit dhe pafytyresi ta quash ate kriminel, duke u munduar keshtu, ta shtysh akoma me shume drejt krimit.
Shqiperia nuk e meriton, nuk e meritojne Shqiptaret.