Mrekullia e radhës e Ajaksit të Amsterdamit, që pasi eliminoi Realin e Madridit, bën të njëjtën gjë dhe ndaj Juventusit, duke triumfuar në Torino e duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të presë fituesen e çiftit Totenhem-Siti.
Në “Allianz Stadium” “harkëtarët” kanë dhuruar një futboll spektakolar duke asfiksuar manovrën e skuadrës së Alegrit, ndonëse bardhezinjtë kaluan të parët në epërsi me golin e Ronaldos në minutën e 28-të. Ajaksi nuk dorëzohet dhe barazon 6 minuta më pas me De Bek.
Në pjesën e dytë Ajaksi befason të zotët e shtëpisë duke sulmuar me forca të shumta. Juventusi ka vështirësi të organizohet, ndërsa holandezët shkojnë me shumë lehtësi dhe me De Ligt shënojnë golin e fitores, që i kurorëzon si befasinë më të bukur të kësaj Championsi.
Barcelona nuk ka zhgënjyer dhe ka fituar edhe takimin e dytë me Mançester Junajtidin. Leo Mesi shënoi dy here në minutat 16 dhr 20, ndërsa Kutinjo vulosi rezultatin 3-0 në pjesën e dytë. Barça pret fituesen e çiftit Liverpul-Porto.