Këtë vit në festivalin europian të muzikës Shqipëria përfaqësohet nga Jonida Maliqi.
E ndërsa nuk dihet nëse ajo do të arrijë në finale, do të jetë një tjetër këngëtare shqiptare ajo që do të prekë finalen e Eurovision.
Bëhet fjalë për këngëtaren Eleni Foureira, e cila do të jetë e ftuar speciale në natën finale.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila vitin e kaluar përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, duket se ka lënë gjurmë, duke bërë që organizatorët ta zgjedhin si të ftuar.
Lajmin e ka dhënë vetë Eleni, e cila ka thënë se është zyrtare dhe se do të performojë në natën finale të Eurovision.