Gazetari Blendi Fevziu u shpreh në ‘Opinion’ në ditën kur ndodhi grabitja në Rinas se grabitësi i ekzekutuar dyshohet të jetë Admir Murataj. Deklarata e tij u kundërshtua me bindje nga Artan Hoxha, që deklaroi se e njeh Muratajn dhe se viktima nuk është ai.
Ai i arratisuri nga burgu i Trikallas është Admir Murataj. Nuk besoj se është ai. Admirin e njoh, do ishte identifikuar deri tani”, pohoi Hoxha.
Qëndrimi i gazetarit nuk rezultoi i saktë, pasi të enjten u konfirmua nga familjarët se i ekzekutuari ishte pikërisht Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikallasë në Greqi 23 mars të vitit 2013 dhe me precedent të theksuar kriminal të në dy vendet.
Por gazetari Artan Hoxha vazhdon të ketë ende dyshime. Ai shprehet se autopsia duhej të zgjatej edhe më tepër.
“Policia nuk nxori foto, unë nuk e kam parë viktimën në foto. Familjarët thanë që është ky i vrari, por nuk ka asnjë foto që e dëshmon”,- tha Hoxha në emisionin “Provokacja.