“Tirana ndër qytetet më të bukura evropiane, nënvlerësohet shpesh. Por, është gjithashtu një nga vendet më interesante për t’u vizituar”, kështu e nis artikullin e saj revista e njohur italiane e specializuar për turizmin, “Mondo viaggiare”, e cila i ka kushtuar një reportazh kryeqytetit shqiptar. Teksa rendit disa prej pikave turistike që nuk duhet humbur, gazetarja italiane Deborah Farinon thekson ndërthurjen që ka kryeqyteti shqiptar mes monumenteve dhe vendeve historike e kulturore, por edhe natyrës së bukur. “Mondo viaggiare” thotë se në zonën juglindore të qytetit është një nga parqet më të mëdha dhe më të rëndësishme në Tiranë, Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, ose siç njihet ndryshe edhe si “ballkoni natyror i Tiranës’