osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ikën përfundimisht dhe pret drejtësinë për korrupsion edhe Arben Nela numri dy i prokurorisë së Tiranës

Ikën përfundimisht dhe pret drejtësinë për korrupsion edhe Arben Nela numri dy i prokurorisë së Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit Arben Nela, numri dy i prokurorisë së Tiranës. Në 23 korrik të vitit të kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Nelës, pasi nuk justifikonte 3 apartamente dhe një shumë parash rreth 12 mijë euro (lexo këtu raportin e plotë). Arben Nela nuk u pajtua me vendimin dhe e dërgoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që pas shqyrtimit sot vendosi shkarkimin përfundimtar nga detyra.

VENDIMI I PLOTË I KOLEGJIT TË APELIMIT
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo, sot, më datë 16.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.28/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Nela kundër vendimit nr. 44, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Nela.

2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 16.04.2019.