onja jonë (Notre Dame) do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë…Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët…”.
Ky ishte parashikimi i Nostadamusit disa shekuj më parë, i cili duket se është përmbushur dje, fiks ashtu siç e kishte thënë ai.
Shkencëtari francez thuhet të ketë përshkruar në një letër 500 vjet më parë mënyrën se si do të digjej një pjesë e mirë e Katedrales më të vizituar në Evropë.
‘Notre Dame’ vizitohej nga 14 milionë turistë çdo vit. Katerdralja u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ajo u ndërtua në vitin 1267 si tempulli i parë i krishterë në Paris. Emri i saj do të thotë ‘Zonja jonë’ dhe i dedikohet Virgjëreshës Mari.