Sot Parlamenti holandez ka votuar në shumicë që t’i propozojë Komisionit Europian rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Pas propozimeve të bëra nga partitë e shumicës qeverisëse, sot ky mocion është diskutuar në parlamentin holandez. 5 parti që kanë kërkuar në emër të grupit VVD, CDA, PVV, SP, CU, kanë bashkë 92 deputetë, nga 150 që ka parlamenti holandez.
Partia VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë e qeverisjes. Ministri Jashtëm Holandez vjen nga Partia VVD, ndërsa Ministri Grapperhaus (që ishte në Shqiperi) vjen nga Partia CDA. Meqenëse Holanda është pjesë e zonës Schengen, ata duhet të bëjnë një pezullim të vizave në konsensus. Pas votimit të këtij propozimi, Holanda tani do të kërkojë të përdoret ‘frenimi i emergjencës’ që mund përdoren kur cenohet siguria etj., nga një shtet i caktuar.
Një vendim i tillë ekstrem dhe kthim prapa do të diskutohet nga Komisioni Europian. Pavarësisht se është kërkesa e një vendi të vetëm, precedenti është nuk përbën asnjë rrezik për Shqipërinë dhe shqiptarët por siç duket opozita e Lulzim Bashës ka bërë punën e saj për këtë kauzë antishqiptare. Por në fakt janë partitë e ekstremit të djathtë që siç duket të themeluara nga ksenofobia hedhin shashka që nuk kanë asnjë vlerë sepse Holanda vendi i dreogës dhe i prostitucionit legal mund të ankohet nëse i prishet tregu me drogë dhe prostitucion ilegal dhe jo si krim që rrezikon sigurinë e këtij shteti që është tashmë i njohur për këto krime legale.
Megjithatë kërkesa është një veprim qeshatrak sepse kurrë nuk mund të realizohet dëshira ekstrenmistëve të djathtë e një vendi të BE-së që vetëm 1 votë ka përballë 27 vota të atyre që kanë votuar për heqjen e vizave të shqiptarëve./Ekskluzive.al