osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Gaz lotjsjellës, shkopa gome, a.rrestime: Ja si vepron policia nga Franca në Kanada gjatë protestave të d.hunshme (dhe histeria e PD-LSI në Tiranë)

VIDEO/ Gaz lotjsjellës, shkopa gome, a.rrestime: Ja si vepron policia nga Franca në Kanada gjatë protestave të d.hunshme (dhe histeria e PD-LSI në Tiranë)

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa media e gazetarë pranë tyre, kanë nisur një fushatë sulmi ndaj policisë së shtetit, e cila sipas tyre ka hedhur në mënyrë të paligjshme gaz lotjsllës në protestat e tyre të dhunshme dhe se kjo nuk është parë ndonjëherë në perëndim.

Por, i gjithë ky sulm i cili bëhet nga ata që në 21 janarin e 2011 nuk hidhin vetëm gaz lotsjellës por edhe vrisnin në Bulevard qytetarë të pafajshëm me duar në xhepa, është në fakt një dëshmi dobësie, pasi ata kërkojnë gjak dhe kundërshtari i tyre nuk po jua jep.

Por, për tu rikthyer të standartet që përdor sot policia në Shqipëri kur vjen puna të protestat e dhunshme ku sulmohet policia dhe tentohet cënimi i godinave institucionale më të rëndësishme në vend, ja vlen që të sjellim në vëmendje disa raste nga vendet ikonë të demokracisë, si Franca, Kanadaja, Greqia etj.

Siç duket edhe nga videot e mëposhtme të marra nga mediat e mëdha ndërkombëtare, policia në Paris, Kebek, Greqi etj, jo vetëm që hedh gaz lotjsellës kur protestuesit sulmojnë efektivët dhe tentojnë të sulmojnë institucionet, por edhe përdoret edhe shkopi i gomës, përplasja fizike, arrestimet në moment e të tjera metoda edhe më ekstreme në zbatim të ligjit.

Titujt e mediave ndërkombëtare që mesa duket PD-LSI dhe mediat e tyre nuk i kanë lexuar janë të qartë:

“Francë: Policët përdorin gaz lotsjellës “

“Policët e Kanadasë lëshojnë gaz lotsjellës në një distancë të afërt me protestuesit”

“Gaz lotsjellës dhe granata tymi kur policia përballet me protestuesit përpara tubimit Le Pen”

“Policia vendos gazin lotsjellës mbi protestuesit para fjalimit të Trump”

“Policët gjate trazirave përdorin gaz lotsjellës ndërsa protestuesit grekë protestojnë”

“Jelek verdhet përleshen me policët në Lyon, perdoret gazi lotsjelles”

“Policia përdor gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shtypur demonstruesit në Paris, Francë”

“Policët francezë hedhin gaz lotsjellës në protestën e studentëve në Lyon”

Thënë të gjitha këto, kuptohet se gazi lotsjellës përdoret për të mos kaluar në masa esktreme nga të dyja palët, por për të parandaluar çdo lloj konflikti apo incidenti të mëtejshëm.

Policia shqiptare nuk ka bërë asgjë më shumë se policia e Francës, Kanadasë, Greqisë… Ajo thjeshtë ka vepruar në mënyrë të tillë duke shmangur çdo lloj konfrontimi të mëtejshëm dhe duke zbatuar ligjin.

Gjithësesi, ata që sot ankohen nga gazi lotsjellës, por që dje përdornin plumbat kundër popullit kanë të drejtë që janë kundër gazit lotsjellës, pasi metoda e tyre është ajo e gjakosjes së bulevardit.