Thëniet më të bukura nga Leonardo Di Caprio, aktori i qindra roleve dhe ëndrra e çdo femre!
“Ti dhe vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua. Mos fajëso asgjë dhe asnjë për to”.
“Njerëzit do të të paragjykojnë, sepse ndihen të pakënaqur me jetën e tyre”.
“Ji falenderues nga periudhave të vështira, sepse ato të kanë bërë ky/kjo që je sot”.
“Nëse ti bën atë që mund ta bësh më mirë dhe të jesh i lumtur, atëherë do të gjendesh shumë më përpara në jetë, se shumë njerëz të tjerë”.
“Gjëja e vetme që ekziston midis teje dhe synimeve të tua është ajo historia idiote që vazhdon t’i thuash vetes tënde, se nuk mund t’i arrish synimet e tua”.
“Unë nuk jam ai lloj personi që do të duket sa më në modë, apo të bjerë në sy. Jam thjesht një individ që i pëlqen të jetojë jetën e vet”.
“Çdokush ka kaluar nëpër diçka që e ka ndryshuar në një mënyrë të tillë që nuk i ka lejuar të ktheheshin në personin që ishin dikur”.
“Puno derisa shifra e llogarisë tënde bankare të të duket si një numër telefoni”.
“Mos harro asnjëherë se pse e ke nisur një rrugëtim, si dhe kushtoji shumë vëmendje njerëzve, të cilët nuk të kanë dëmtuar, kur ti ke korrur sukses”.
“Sot 97% e njerëzve që kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre, janë të punësuar nga 3% e personave që nuk hoqën dorë”./Faktor.al