osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ritvan Zykaj qenie jo e zakonshme, pamje e një psikopati të frikshëm”

“Ritvan Zykaj qenie jo e zakonshme, pamje e një psikopati të frikshëm”

Disa nga dëshmitarët e masakrës së Selenicës do të mungojnë në sallën e gjyqit ndaj Ritvan Zykajt. Ata janë larguar nga fshati i tyre, por edhe nga Shqipëria. Por sipas prokurorit Saimir Smaka, mungesa e tyre nuk do të pengojë zhvillimin e gjyqit, pasi do të merren për bazë deklaratat para grupit hetimor.

Seanca e tretë ndaj të frikshmit Zykaj vjen pas dy seancave paraprake, ku autori i masakrës nuk ka qenë i pranishëm. Të mërkurën, gjyqtari Ervin Trashi do të dëgjojë ata dëshmitarë që kanë mbetur në Resulaj të Selenicës ose deklaratat në polici.

Ndërkohë Ritvan Zykaj vazhdon të qëndrojë në dhomat e izolimit në Policinë e Vlorës. Ai nuk flet me askënd dhe askush nuk ka shkuar ta takojë. Policët që kanë mundur ta shikojnë nga afër, tregojnë se Zykaj shfaqet si një qenie jo e zakonshme.

As qesh e as qan, por me një pamje psikopati të frikshme. Ai është vrasësi i tetë kushërinjve të tij në 10 Gusht të vitit të kaluar, midis tyre një fëmijë tetë vjeç dhe një adoleshente.

Zykaj qëlloi mbi ta me automatik pa asnjë pendim, njëri pas tjetrit. Momentin kur u arrestua tha se i urrente ngaqë e quanin hajdut pulash./abcnews.al