Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda tregohen gjithmonë shumë të kujdesshëm që të mos prekin privatësinë e të voglit të tyre, Zahos.
Në të gjitha fotot e publikuara nga ai apo nga Linda, ata përpiqen që t’ia mbulojnë fytyrën të voglit të tyre, i cili ende nuk ka mbushur katër vjeç.
Mirëpo ditën e djeshme Linda Rama nuk ka arritur ta mbajë dot të fshehtë fytyrën e të voglit.
Ajo u shfaq dje me Zahon në mes të mijëra qytetarëve në Tiranë gjatë festimeve për Ditën e Verës.
Dhe pavarësisht se është treguar shumë e kujdesshme për ta mbajtur larg kamerave, një qytetar ka shkrepur foton shumë pranë tyre, duke kapur kështu edhe fytyrën e Zahos.
Ai është bardhosh, me syze dhe ka hijen e së ëmës, ndonëse nuk mund të duket me saktësi nëse i ngjan kryeministrit apo gruas së tij.