Ambasadori i SHBA në Kroaci Robert Kohorst ka vizituar Shqipërinë këtë fundjavë, i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kroaci Riza Poda. Ambasadori Kohorst ka vizituar disa qytete të Shqipërisë së bashku me bashkëshorten e tij.
Fillimisht ambasadori amerikan në Kroaci ka vizituar Shkodrën si dhe kalanë e qytetit, më pas Durrësin dhe muzeun arkeologjik atje, Fushë Krujën duke u ndalur tek statuja në nder të ish-Presidentit Amerikan George Bush, ndërsa ka mbërritur edhe në Tiranë.
Robert Kohorst ka marrë detyrën si Ambasador i SHBA në Zagreb në janar 2018.