osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Sheiku” që proteston për varfërinë e fierakëve, ish-deputeti demokrat që zihet me policët me pasuri përrallore

Opozita që nga muaji shkurt, ka lënë Kuvendin, për të ndjekur një tjetër linjë. Pas djegies së mandatave, ata janë zhvendosur në rrugë, duke protestuar.

Përgjatë nëntë protestave të realizuar tashmë, opozita vijon të këmbngulë se kjo Qeveri është inkriminuar dhe se ka zhytur në varfëri qytetarët.

Nga ana tjetër, Qeveria thotë se është reforma në drejtësi që ka nxitur këtë reagim të paprecedentë të Opozitës.

Përtej akuzave dhe kundërakuzave të kampeve politike CNA.al do të vijojë me bërjen publike të pasurive si nga e mazhorancës ashtu dhe nga opozita.

Këtë radhë në fokus do të jetë ish-deputeti demokrat Luan Baçi. Këtë të fundit e kemi parë tejet të angazhuar në protestat e opozitës, madje dhe në përplasje me Policinë.

Kujtojmë se përgjatë viteve 2007-2013, Luan Baçi ka mbajtur postin e Drejtorit të Rrugëve, Fier, ndërsa nga vitet 2006-2007 ka qenë kryeinspektor i kontrollit rrugor po në Fier. Baçi u zgjodh deputet i PD në Qarkun Fier në vitin 2017.

Sa i përket pasurisë, ish-deputeti demokrat është thuajse në pozitat e një sheiku.

Dyqane, apartamente, biznese të ndryshme, si bar-kafe, parukeri por edhe pasuri të tjera të paluajtshme, kanë për pronar familjen e e ish-deputetit Baçi.

Në vitin 2012 ka deklaruar katër apartamente, tre dyqane, një garazhi dhe dy prona të tjera të paluajtshme. Ndërsa në emër të bashkëshortes, po në të njëjtin vit ka deklaruar një apartament një njësi me sipërfaqe 19.1 m2 shtesë, vlera 1 676 025 lekë një njësi me sipërfaqe 16.8 m2 shtesë, vlera 1 474 200 lekë, një arë me sipërfaqe 17 000 m2 vlera 1 450 000 lekë si dhe një autoveturë tip ‘Mercedez Benz” e vitit 1986 ATP, blerë në vititn 2001 me të ardhura nga biznesi, vlera 50 000 lekë.

Pas lënies së detyrës, në vitin 2013, ai deklaron të ardhura nga paga si Drejtor i Shërbimeve të Transportit në Fier, 468 083 lekë, të ardhura nga qiraja e dyqanit, 125 000 lekë, të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes, 424 226 lekë si dhe të ardhurat nga interesat 17.016, 73 lekë.

Ndërsa pas katër vitesh në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2017, ish-deputeti deklaron se ka tetë prona të paluajtshme sëbashku me bashkëshorten. Në vitin 2006 ai ka blerë disa prona në Tiranë. Kështu ai ka blerë një garazh me vlerë 400 000 lekë, ka blerë një apartament banimi me vlerë 5 000 000 lekë, ka blerë dy dyqane, njërin me vlerë 6 000 000 lekë dhe tjetrin me vlerë 8 000 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2009 ai ka blerë një apartament me sipërfaqe 94 m2 në Sarandë në vlerën 65 000 euro.

Bashkëshortja Elsa Baçi zotëron 30 % të aksioneve të shoqërisë ‘Krienko Group’ sh.p.k themeluar më 30.07.2008 me vlerë 4 200 000 lekë ku është edhe administratore. Shoqëria ‘Krienko Group’ zotëron 50 % të aksioneve në shoqërinë ‘M&B ËELLNESS’ sh.p.k të krijuar më 05.12.2014. Gjithashtu bashkëshortja, është pronare e një aktiviteti privat, qendër estetike në Fier, ndërsa djali, Bruno Baçi, zotëron një biznes privat, ‘bar kafe’ në Sheq i Madh, Fier.

Ndrsa në deklaratën vjetore të vitit 2017, ai thotë se ka tetë burime të ardhurash, që nga përfitimi i statusit të deputetit, tek qitarë dhe bizneset. Bashkëshortja, deklaron disa llogari bankare si dhe të ardhura nga aktiviteti, qendër estetike, sallon bukurie, kurse parukerie, shitje me pakicë e produkteve kozmetike, 853 058 lekë, të ardhura nga paga si administratore e shoqërisë ‘Krienko Group’ sh.p.k, 277 451 lekë. Ndërsa djali deklaron të ardhura nga nga aktiviteti bar-kafe, 346 250 lekë.

Deklarata fillestare e vitit 2012

Pronar me 100 % i një njësie me sip. 41.8 m2, blerë më 10.09.1999 me të ardhura nga biznesi dhe emigracioni, vlera 4 000 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. me sip. 64 m2, blerë më 12.03.2003 me të ardhura nga biznesi dhe emigracioni, vlera 1 950 000 lekë.

Pronar me 100 % i një dyqani me sip. 99 m2 në Tiranë, blerë më 20.04.2006 me të ardhura nga biznesi, vlera 6 000 000 lekë.

Pronar i një dyqani me sip. 31 m2 në Tiranë, blerë më 20.04.2006 me të ardhura nga biznesi, vlera 5 000 000 lekë.

Pronar i një dyqani me sip. 253 m2 blerë më 20.04.2006 me të ardhura nga biznesi, 8 000 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. me sip. 149 m2 blerë më 20.04.2006 me të ardhura nga biznesi, vlera 5 000 000 lekë.

Pronar i një garazhi me sip. 23.4 m2 blerë më 20.04.2006 me të ardhura nga biznesi, vlera 400 000 lekë.

Pronar i një ap. me sip. 50 m2 blerë me të ardhura nga biznesi, vlera 2 925 000 lekë.

Pronar i një ap. me sip. 94 m2 blerë më 20.08.2009 me të ardhura nga biznesi familjar, vlera 65 000 euro.

Pronar me 100 % i një njësie (shtese) me sip. 20.9 m2 blerë me të ardhura nga biznesi familjar, vlera 1 833 975 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronar me 100 % e njësie (dyqan) me sip. 38.04 m2 blerë më 08.07.2008, blerë më të ardhura nga aktiviteti privat familjar, vlera 3 423 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % e një ap. me sip. 55.32 m2 blerë më 0408.2010 me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 2 000 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % e një are me sip. 17 000 m2 përfituar si huamarrje, vlera 1 450 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % e një njësie me sip. 19.1 m2 shtesë, përfituar si huamarrje, vlera 1 676 025 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % e një njësie me sip. 16.8 m2 shtesë, përfituar si huamarrje, vlera 1 474 200 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 000 euro marrë më 27.09.2012. Detyrimi i mbetur pashlyer, 23 356.48 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, të ardhura nga pagat dhe kursime në vite, 915 515 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, të ardhura nga pagat dhe kursime në vite, 385 euro.

Gjendja e depozitës, të ardhura nga pagat dhe kursime në vite, 1 055 809 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, gjendja e llogarisë rrjedhëse, 32.02 euro.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi në vite (12.02.2008 – 31.05.2013.), 59 945.81 euro.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, huamarrje marrë një shtetasi më dt. 21.01.2011 në shumë 200 000 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 200 000 euro.

Pronar me 100 % i një autoveture tip ‘Mercedez Benz” e vitit 1986 ATP, blerë në vititn 2001 me të ardhura nga biznesi, vlera 50 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e ap. më 23.04.2004, 900 000 lekë, pjesa takuese 50 % (pjesë e regjimit martesor).

Të ardhura nga shitja e automjetit të blerë më 2007 dhe shitur më 11.03.2013, 15 000 euro.

Deklarata pas lënies së detyrës, në vitin 2013

Të ardhura nga paga si Drejtor i Shërbimeve të Transportit në Fier, 468 083 lekë.

Llogari rrjedhëse të bashkëshortes,7.63 dollarë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 125 000 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes, 424 226 lekë.

Të ardhurat nga interesat 17.016, 73 lekë.

Deklarata fillestare e pasurisë në vitin 2017

Pronar me 100 % i njësie me sip. 20 m2 në Fier regjistruar më 27.06.2014, vlera 1 833 975 lekë.

Pronar me 100 % i njësie me sip. 41.8 m2 m2 në Fier, regjistruar më 09.12.2003, vlera 3 517 093.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % i njësie me sip. 16.8 m2 në Fier, regjistruar më 27.06.2014, vlera 1 474 200 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % i njësie me sip. 19.10 m2 në Fier, regjistruar më 27.06.2014, vlera 1 676 025 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % i njësie me sip. 38.4 m2 në Fier, regjistruar më 14.07.2006.

Pronar me 100 % i njësie me sip. 50 m2 në Fier, regjistruar më 19.03.201, vlera 2 925 000.

Pronar me 100 % i njësie me sip. 55.32 m2 në Fier, regjistruar më 09.08.2010, vlera 3 103 120 lekë.

Pronar me 100 % i njësie me sip. 64 m2 në Fier, regjistruar 15.12.2003, vlera 3 590 016 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % i trualli me sip. 194 m2 dhe ndërtese 65 m2 në Fier, regjistruar më 26.11.2013, vlera 40 000 euro.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare me 100 % i are me sip. 17 000 m2 në Sheq Marinas, blerë më 27.04.2012, vlera 10 506 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje dt. 20.04.2006 me shoqërinë ‘Tirhino’ sh.p.k për një garazh sip. 23.4 m2 në Tiranë, vlera 400 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje dt. 20.04.2006 me shoqërinë ‘Tirhino’ sh.p.k për një ap. banimi me sip. 149 m2 në Tiranë, vlera 5 000 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje dt. 20.04.2006 me shoqërinë ‘Tirhino’ sh.p.k për një dyqan me sip. 99 m2 në Tiranë, vlera 6 000 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje dt. 20.04.2006 me shoqërinë ‘Tirhino’ sh.p.k për një dyqan me sip. 253 m2 në Tiranë, vlera 8 000 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje dt. 20.04.2006 me shoqërinë ‘Tirhino’ sh.p.k për një dyqan me sip. 31 m2 në Tiranë, vlera 5 000 000 lekë. Burimi i krijimit të këtyre pasurive janë të ardhurat e realizuara nga biznesi privat i deklaruesit (transport, tregti mallrash, import-eksport dhe biznesi privat i bashkëshortes (tregti me shumë të artikujve të përzier) në vitet 1999-2006, 2008 e në vijim, nga pagat në subjektet private dhe në DRSHTRR, nga emigracioni në vitet 1990-1995 dhe nga huamarrje të ndryshme pa afat.

Kontratë sipërmarrje dt. 20.08.2009 me shoqërinë ‘Jonica Construzioni’ sh.p.k për një ap. me sip. 94 m2 në Sarandë, vlera 65 000 euro.

Henë Baçi, pronare e një 1/5 të 5400 m2 përfituar sipas vendimit dt. 03.07.1995 për Kthimin dhe Kompensimin e ish-pronarëve. Nga kjo sipërfaqe është shituar më 18.03.2000, 431 m2 ndërsa ka mbetur 649 m2.

Pronar me 100 % i një toke me sip. 3600 m2 në Delvinë përfituar sipas ligjit 19.07.1991.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, të ardhura nga pagat në subjekte private dhe DRSHTRR, emigracioni në vitet 1990-1995 dhe huamarrje të ndryshme, 7 757 lekë.

2) Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, të ardhura nga pagat në subjekte private dhe DRSHTRR, emigracioni në vitet 1990-1995 dhe huamarrje të ndryshme, 64 145.48 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, të ardhura nga pagat në subjekte private dhe DRSHTRR, emigracioni në vitet 1990-1995 dhe huamarrje të ndryshme, 4 339.92 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, të ardhura nga pagat në subjekte private dhe DRSHTRR, emigracioni në vitet 1990-1995 dhe huamarrje të ndryshme, 4 152.49 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, të ardhura nga pagat në subjekte private dhe DRSHTRR, emigracioni në vitet 1990-1995 dhe huamarrje të ndryshme, 656.19 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, të ardhura nga pagat në subjekte private dhe DRSHTRR, emigracioni në vitet 1990-1995 dhe huamarrje të ndryshme, 6 165.86 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, të ardhura nga pagat në subjekte private dhe DRSHTRR, emigracioni në vitet 1990-1995 dhe huamarrje të ndryshme, 33 610 dollarë.

Djali, Bruno Baçi, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, të ardhura nga prindërit, 13 373.51 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, të ardhura si anëtar i Këshillit Bashkiak, Fier, 170 078 lekë.

Gjendja cash, 1 400 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi hua marrë një personi të tretë me kontratë noteriale të datës janar 2011, hua në në vlerën 200 000 euro. Detyrimi që mbetet për t’u shlyer, 200 000 euro.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi zotëron 30 % të aksioneve të shoqërisë ‘Krienko Group’ sh.p.k themeluar më 30.07.2008 me vlerë 4 200 000 lekë ku është edhe administratore.

Shoqëria ‘Krienko Group’ zotëron 50 % të aksioneve në shoqërinë ‘M&B ËELLNESS’ sh.p.k të krijuar më 05.12.2014.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, pronare e një aktiviteti privat, qendër estetike në Fier.

Djali, Z. Bruno Baçi, zotëron një biznes privat, ‘bar kafe’ në Sheq i Madh, Fier.

Deklarata e vitit 2017

Të ardhura nga paga dhe përfitime nga ‘Statusi i Deputetit’ për vitin 2017, shuma 761 556 lekë.

Të ardhura nga interesat e llogarisë bankare në bankën Credins për vitin 2017, shuma 3.47 euro.

Të ardhura nga interesat e llogarisë bankare në bankën Credins për vitin 2017, shuma 5.51 euro.

Të ardhura nga interesat e llogarisë bankare në bankën Credins për vitin 2017, shuma 157.03 dollarë.

Të ardhura për vitin 2017 nga kontrata e qirasë lidhur më 24.01.2014, shuma 153 000 lekë neto.

Të ardhura për vitin 2017 nga kontrata e qirasë lidhur më 06.09.2017, shuma 68 000 lekë neto.

Të ardhura për vitin 2017 nga kontrata e qirasë lidhur më 29.07.2016, shuma 204 000 lekë neto.

Të ardhura si person fizik nga aktiviteti bar-kafe, (deri në 31.07.2017, aktualisht i çregjistruar), 1 017 057 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, të ardhura si person fizik nga aktiviteti, qendër estetike, sallon bukurie, kurse parukerie, shitje me pakicë e produkteve kozmetike, 853 058 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, të ardhura nga paga si administratore e shoqërisë ‘Krienko Group’ sh.p.k, 277 451 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, të ardhura nga interesat e llogarisë bankare në bankën Credins për vitin 2017, shuma 436.16 dollarë.

Djali, Z. Bruno Baçi, të ardhura si person fizik nga aktiviteti bar-kafe, 346 250 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në bankën Credins, shtesë 12 460.7 euro, gjendja më 31.12.2017, shuma 16 600.21 euro.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, gjendja e llogarisë bankare në bankën Credins, shtesë 436.16 dollarë, gjendja totale 64 145.48 dollarë.

3) Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankën Credins në 31.12.2017, shuma 6 760.77 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në bankën Credins, shtesë 3.47 euro, gjendja totale 4 152.49 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në BKT në 31.12.2017, shuma 1 278.59 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në bankën Credis, llogari që përdoret për kontabilizimin e interesave të depozitës, 656.19 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në bankën Credins, shtesë, 5.51, gjendja totale 6 165.86 euro. Gjendja e llogarisë bankare në bankën Credins, shtesë 157.03 dollarë, gjendja totale 33 610 dollarë.

Bashkëshortja, Znj. Elsa Baçi detyrim për shlyerje e huasë marrë pa afat të përcaktuar ndaj një personi në vlerën 200 000 euro. Huaja është marrë më 21.01.2011 dhe nuk është shlyer asnjë këst.

Djali, Bruno Baçi, gjendja e depozitës bankare (shuma në depozitë janë të ardhura nga prindërit, nga emigracioni në vitet 1990 – 1995 dhe huamarrje të ndryshme pa afat), pakësim 13 373.51 euro. (CNA.al)