osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bardhi me “syze pa xham”: Nuk kishte dhunë në protestë…as persona me maska! Policë aktorë në spital

Bardhi me “syze pa xham”: Nuk kishte dhunë në protestë…as persona me maska! Policë aktorë në spital

Gazmend Bardhi i marrë në hetim në gjendje të lirë, “për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi policinë për shkatërrimin e pronës shtetërore dhe private”, thotë se nuk i druhet arrestimit. Mohon të ketë pasur dhunë nga ana e protestuesve, e po ashtu mohon edhe atë çka lehtësisht u pa nga kamerat, protestuesit e maskuar të cilët u përfshinë në akte dhunë duke çarë kordonin e policisë tek kryeministria, duke hedhur ndaj tyre kapsollë dhe duke tentuar të sulmojnë edhe godinën pa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

“As nuk trembem as nuk jam trembur do vazhdoj detyrën time si Sekretar i përgjithshëm i PD, frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e komunizmit, do duhet t’i thuhet ministrit që komunizmi ka mbaruar para 30 vitesh”, tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-ë, thotë se nuk ka pasur asnjë cënim të rendit kushtetues në vend, duke i kthyer përgjigje kështu deklaratave të forta të ministrit të Brendshëm dje, që paralajmëroi se organizatorët mund të përballen me akuza për cënim të igurisë dhe rendit kushtetues dhe thirrje për kryengritje.

“Ministri i Brendshëm është mbetje e kohës së komunizmit që quan të drejtën për protestë si puç kushtetues, kjo kohë ka përfunduar 30 vite më parë, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë mb asnjë drejtues policie, prokuror, gjyqtar, që do mund të frikësojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën legjitime për të protestuar”, u shpreh Bardhi.

Teksa ishte në Prokurorinë e Tiranës për një padi kundër ministrit të Brendshëm dhe Policisë, për përdorimin e gazit lotsjellës në protesta, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, thotë se policët kanë aktruar duke bërë si të lënduar në protestë.

“Nuk ka pasur asnjë akt dhune ndaj asnjë polici. Verifikoni kur kanë dalë aktorët policë nga spitali i Traumës, kanë shkuar për të bërë foto me ministrin dhe kanë dalë menjëherë. Sepse skenari i tyre është një skenar kriminal, duan të nxisin dhunën. Deri më tani kanë protestuar në mënyrë paqësore, sa kohë nuk ka pasur sulm ndaj policisë duhet të verifikojnë. Nuk di të ketë pasur qytetar të maskuar. ka pasur qytetarë që kanë vënë maskën e Edi Ramës, për të treguar që është një fytyrë që shqiptarëve duhet të hiqet qafe sa më shpejtë”, tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së është proceduar si organizator i protestës që degjeneroi në dhunë, dhe nuk ju përgjigj thirrjeve të Policisë me megafon gjatë tubimit për të tërhequr nga dhuna qytetarët.

Për këtë çështje, Bardhi ka një version tjetër: Thotë se nuk e ka dëgjuar megafonin, dhe ka pritur që policia ta marrë në telefon!

“Nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim, unë nuk dëgjoj median gjatë ditës së protestës, i kam lënë policisë kontaktet që ata duhet të bashkëpunojnë, s’më kanë rënë”, tha ai.

Për 37 personat e arrestuar, Bardhi përfundoi duke thënë se ata janë qytetarë të ndershëm dhe mbahen të arrestuar me pa të drejtë nga policë dhe prokurorë të korruptuar. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe një tropojan i cili u arrestua në spitalin e Traumës, pas protestës. Ai ishte gjatë gjithë kohës me fytyrën e maskuar, me xhepat e mbushur me kapsollë të cilët i shpërtheu para policisë, dhe më një zinxhirë me të cilin provokonte efektivët. U pa të ishte simpatizantë i Partisë Demokratike pasi valëviste në protestë flamurin e PD-së, ndërsa nuk e fshihte militantizmin as në rrjetet sociale.

Armando Gecaj 26 vjeç nga Tropoja është filmuar nga kamerat në episodet e dhunës tek kryeministria dhe tek Parlamenti, aty ku pas disa tentativave për të sulmuar godinën, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën/Shqiptarja.com