Gjermani- Një shofer 31-vjeçar nga Hamburgu është urdhëruar nga Policia të qëndrojë jashtë rrugëve pasi sipas tyre, automjeti i tij tip ‘Porsch’ e tij shkëlqen më shumë seç duhet.
Ata e urdhëruan që të modifikojë automjetin duke i hequr fletët metalike të cilët sillinin probleme për shoferët e tjerë në rrugë. Por duket se ai nuk iu përgjigj paralajmërimit të parë dhe pas kësaj u ndalua sërish.
Pas ndalimit të dytë, policia i mori çelësat, dokumentet dhe targat.
Shoferi u gjobit dhe kushti për të dalë në rrugë sërish është të heqë fletët metalike ose të ndërrojë automjetin.