Arbana Osmani nuk ka qëndruar fare duarkryq sot në mbrëmje pas një komenti fyes që i ka mbërritur në inbox-in e mesazheve të Instagramit.
Moderatorja ka bërë publike një bisedë me një ndjekëse që e fyen për dhëmbët.
“Kur qesh dhe ti me këto dhëmbë si qen!”, i shkruan një femër duke e fyer.
Por Arbana shkruan se pavarësisht gjithçkaje ajo do të vijojë të buzëqeshë.
“Unë kurrë nuk do të ndal së buzëqeshuri. Më vjen keq!
Pavarësisht gjithçkaje Arbana e ka marrë me sportivitet të gjithë situatën dhe i ka kthyer përgjigje ndjekëses duke qeshur.