Anëtarja e LSI Elona Guri, njëherazi ‘krahu i djathtë’ i Monika Kryemadhit, ka komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila tha se dhuna në protestën e mbrëmshme është e papranueshme dhe për këtë arsye inkurajoi organet përgjegjëse të bëjnë drejtësi.
Me anë të një postimi në Facebook, Guri pretendon se ministren nuk e shqetëson arrestimi i protestuesit që urinoi mbrëmë në derën e kryeministrisë, por te kompania private e sigurisë ‘Nazeri 2000’ së cilës iu grabitën miliona euro në aeroportin e Rinasit disa ditë më parë.
‘Etilden nuk e shqeteson aq shume kapja e atij qe beri shurren tek Kryeministria, as e protestuesve te tjere. Mos ja merrni per ters se ajo lexon çfare t’i vene perpara. Ne fakt mendjen e ka vetem tek Nazeri. Se me ekstradimin e tij, ajo i ka bere m… te gjithe ligjeve dhe procedurave. Ai e le pa gjume. Do jete shume e shpejte ajo kohe kur nuk do e mbroje dot me as Arta.
Etilda kije mendjen tek m.. qe ke bere, mos u merr me shurren qe i bejne Kryeministrit, se ata sipas rasteve se ku e bejne, i ze edhe shok’, shkruan Guri.