osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

La familjen dhe shkoi në Gjermani, infermierja përballet me të ëmën

La familjen dhe shkoi në Gjermani, infermierja përballet me të ëmën

Antigona ishte vetëm 6 vjeçe kur babai i saj u nda nga jeta duke lënë pas 5 fëmijë. E ëma i rriti me sakrifica të pa imagjinueshme, ku arsimimi ishte “ushqimi” kryesor pavarësisht varfërisë ekstreme.

Sfidat nuk mbarojnë, pasi tani që ajo është rritur dhe është bërë nënë e dy fëmijëve është detyruar të shkojë drejt Gjermanisë për të punuar si infermiere. Më e vetmuara nga të gjithë mbetet ajo, nëna Zoje të cilën e mundon largësia me të bijën.

Ardit Gjebrea: Përse ke shkuar në Gjermani?

Antigona: Kisha një punë në Shqipëri, kam punuar katër vite në Qendrën Shëndetësore në Has, por të ardhurat nuk mjaftonin për familjen dhe mendova të emigroja në Gjermani për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijëve.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për fëmijërinë tënde dhe çfarë ju ndodhi në familje, sepse keni patur një fatkeqësi.

Antigona: Unë në fakt isha 6 vjeçe kur babai vdiq nga pneumonia, ne ishim 3 motra. Mami ishte shtatzënë kur babai vdiq, mendonim si do vazhdoj jeta jonë.

Mbaj mend që shkova në klasën e parë jo si gjithë të tjerët, na mungonin rrobat e reja, të gjitha vajzat fillonim shkollën, mami merrte borxh për librat dhe veshjet tona.

Na kapte Viti i Ri pa shlyer borxhet. Edhe pse fëmijë në vend të luaja unë shkoja dhe punoja me mamin në fshat me pesha të rënda.

Momentin që unë mbarova shkollën e lartë gjeta punë në Has dhe mami mendoi që do e kem afër dhe ka një punë, nuk do ndahemi më. Unë fillova kurs në Tiranë për gjermanishten, por mami trishtohej.

Ti ke një vend pune, ke fëmijët. Mami jeton vetëm dhe më justifikohet, gjithashtu bashkëshorti dhe fëmijët janë këtu. Djali është i lidhur me mua, më mungon zgjimi i mëngjesit me ata, gjithçka sa kanë edhe mungesë oreksi.

Kur jam në turnet e natës duhet të fle ditën dhe nuk flas me fëmijët.

Pas mesazhit për nënën në studion e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”Antigona do niset drejt Hasit për të takuar fëmijët pasi direkt nga Gjermania ka ardhur në Tv Klan.

Antigona: Unë sot të kam thirrur për të thënë se dua të marr në Gjermani dhe kërkoj bekimin tënd që kam ikur. Unë e di që ti nuk ishe dakort, nuk të pëlqente që unë do largohesha, por e kisha të domosdoshme. Të falenderoj për gjithçka që ke bërë për ne.

Zoje: Më dhimbsen vajzat e tjera, nuk më pëlqen të rri andej, por tani e ka bekimin tim për ikjen në Gjermani.

Sot jemi fëmijë e nesër bëhemi prindër dhe kuptojmë sesa vlerë kanë ato netë të gjata pa gjumë që të gjithë duhet ti kalojmë. Kur shohim modele të tilla si Antigona dhe mamaja e saj, në fakt duhet të mësojmë rëndësinë e prindit përpara se të arrijmë atë stad. U urojmë lumturi pa fund kësaj familje të bukur./tvklan