Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi publikon foto të një të riu të lënduar dje në protestën e opozitës, i cili është prangosur në njërën dorë me krevatin ku është shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
I shoqëruar edhe nga kolegu i tij Bardh Spahia, demokrati tregon se ky veprim është në kundërshtim me ligjin, ndërsa policia tentoi sipas tij t’i pengojë edhe ata vetë të vizitojnë të riun e lënduar.
“Dhunë shtazarake e policisë kundrejt qytetarëve protestues. Janë me dhjetëra rastet e keqtrajtimit dhe dhunimit të qytetarëve të ndaluar. Ne ishim dhe pamë nga afër protestuesit e dhunuar në urgjencën e spitalit të traumës. Policia , e paaftë për të ndaluar bandat e krimit të organizuar, ne kundërshtim me ligjin, mban të lidhur me pranga qytetarin në kushtet e shtrimit spitalor dhe tenton të na pengojë edhe neve”, shkruan Gjunkshi.