Shqipëria fiton një pozicion në renditjen e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Kombëtarja e drejtuar nga Panucci mban vendin e 58-të në FIFA duke grumbulluar 557 pikë. Norvegjia kundërshtari i miqësores së radhës ndodhet vetëm një pozicion sipër Shqipërisë në vendin e 57-të.
Skocia rivalja e Ligës së Kombeve mban vendin e 32-të në FIFA për muajin mars por humb një pozicion krahasuar me muajin e kaluar. Ndërsa Izraeli fiton 4 pozicione duke u renditur në vendin e 94-të.
Edhe Kosova fiton një pozicion por sërish mbetet në vendet e fundit. Kosova mban vendin e 176-të në FIFA.
Në tre vendet e para në renditjen e muajit mars nuk ka asnjë ndryshim. Gjermania kryeson e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia.