Ndërkohë që protesta e opozitës po vazhdon prej tre orësh dhe situata është shumë e tensionuar, deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka filluar të bëjë disa ndryshime në rrjetin social ‘Facebook’.
Në fillim, ajo ka ndërruar foton e profilit, ndërsa pak minuta më pas ka ndërruar edhe foton e kopertinës.
Hajdari po mban një qendrim ndryshe nga vëllai i saj Kiri, i cili është pjesëmarrës në protestë. Gjithçka nisi që në kohën kur Hajdari vendosi të mos pranojë djegien e mandatit.