Tensionet në protestën e opozitës kanë sjellë dhe reagimin e kret të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Në një postim në Facebook, Manja i kërkon Bashës që të përballet me popullin në zgjedhet e 30 qershorit, jo duke goditur Policinë e Shtetit.
Postimi i plotë:
Lulzim Basha mos u end natën rrugëve të Tiranës dhe mos bëj doracakun për të goditur policinë e shtetit në krye të detyrës, por nëse ta mban hajde e ndeshu me popullin si burrat me 30 qershor tek kutia e votimit dhe fitoji zgjedhjet !
Ndërsa këto përrallat e tjera tregoja Saliut se populli si ha më!