Nga Erion Braçe
Siguria Publike eshte nje e mire publike;
Rendi Publik eshte nje e mire publike;
Drejtesia e barabarte per kedo eshte nje e mire publike;
Imazhi i vendit eshte nje e mire publike;
#ESHTEEKONOMI
#ESHTEEKONOMIAJOTE
Eshte sot, duhet te jete edhe neser!
#JANETEARDHURATETUA
#ESHTEPUNAJOTE
Cenimi i sigurise publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerez te dhunshem, nuk i ben asgje nje shumice politike, zero!
Ama ekonomine tende e godet!
Mendoje pak, dy elementet kyc te ekonomise gjate vitit te fundit ishin:
#INVESTIMETEHUAJA dhe #TURISTETESHUMTE
Nje grusht politiqensh te korruptuar, tamam ata qe kane vjedhur duke vrare e kane vrare per tu mbrojtur, po shkaterrojne ekonomine tuaj!
Ate ekonomi qe e keni ngritur vete, me mund, djerse e sakrifica, te ardhurat tuaja;
Per te tjeret, ate ekonomi qe ju jep punen e prej saj edhe te ardhurat e perditshme!
Mos i falni keta funderina qe nuk jane si ju, nuk kane hall te nxjerrin fundin e muajit, te paguajne rrogat e punetoreve cdo fund muaji.
Jane tamam politiqente qe as e vrasin mendjen per ekonomine tuaj, por po bejne cmos te kene ekonomine e tyre!
Duan para me shume, ndaj duan pushtet sa me pare!
Pa zgjedhje sepse e dine qe ju si votoni me kurre.
Me dhune!
Me dhune mbi cdo polic te shtetit te angazhuar per sigurine publike, me dhune mbi secilin prej jush, ekonomine tuaj e te ardhurat tuaja!
Kur ndodh kjo, ligji duhet te mbroj interesin publik!
Ligji mbi te gjithe!