Plagosja e dy efektivëve të Policisë nga protestuesit e opozitës ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Rama.
Në një status në llogarinë e tij të “twitter-it” ai shkruan se fatkeqsisht çdo punonjës policie në ditë si kjo duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë e ka drejtim.
Ai shpreh keqardhje për dy policët e lënduar teksa thotë edhe se opozita me këto akte po shkon drejt vetëshaktërrimit.
Statusi i plotë:
Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme!
Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit.