Dhunimi dhe transportimi në spital i një efektivi të Policisë ka sjellë reagimin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Përmes një postimi në twitter, ministri dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Shtetit dhe se plagosja e efektivit është një shkelje e madhe ligji.
Për këtë ligji do veprojë mbi autorët të cilët do mbajnë përgjegjësi, shkruan ndër të tjera ministri.
Statusi i plotë:
“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”.