osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Profil i paautorizuar i juristit Romeo Kara

Profil i paautorizuar i juristit Romeo Kara

Shumë pak e njohin Romeo Kara, kur vjen fjala për të folur për jetën e tij profesionale dhe personale. Ndoshta deri më sot, “faji” i vetëm i Romeos ka qenë, se nuk ka investuar asnjë moment të kohës së tij për të folur për veten, por ka investuar të gjithë energjitë dhe kohën e tij për të përmirësuar kohën dhe jetën e të tjerëve.

Të gjithë e njohin avokatin serioz, sikurse janë dhe betejat e tij, sepse të gjithë e mbajnë mend njeriun, që zbërtheu prapaskenat e privatizimit korruptiv të OSSH nga CEZ Shpërndarje dhe marrëveshja CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve, megaaferën më të madhe që ka njohur Shqipëria, duke i shpëtuar xhepave të shqiptarëve 450 milionë euro.

Beteja e tij vazhdon edhe sot, edhe armiqtë e tij nuk janë aspak të zakonshëm, por i gjithë sistemi i padrejtësisë në të treja pushtetet, por që juristi ka gjetur mbështetjen ndoshta tek pushteti më i rëndësishëm për të qenë zëri i të vërtetës, ai i medias.

Në veçanti denoncimet e tij tronditën mafian shtetërore, që kanë përfituar miliona euro nga këto afera, gjatë kohës që kanë qënë në pushtet. Janë dosje të kopsitura, të denoncuara jo vetëm në media, por dhe në organet ligjzbatuese, por dhe në legjislativin e Shqipërisë, ku vetë Romeo Kara është pyetur nga ana e deputetëve të komisionit të hetimit parlamentar të aferave të CEZ e implikimit të familjes Berisha në këtë aferë shumëmilionëshe.

Në atë kohë për megaaferën “CEZ”, Kara mori dhe vlerësimet nga ana e avokatëve të Clifford Chance që shkruanin:

“Të nderuar zotërinj,

Unë po ju shkruaj në kapacitetin tim si këshilltari kryesor i OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA, i lidhur me çështjen e marrëveshjes së mbledhjes së borxheve mbi bazën e së cilës DIA kërkonte mbi 130 milion EURO nga OSHEE përpara Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vienë (VIAC Case No. SCH-5317).

Mosmarrëveshja ishte zgjidhur që në Dhjetor 2014, por marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim u sfidua nga një aksioner i supozuar i DIA-s, ç’ka çoi në procedime gjyqësore paralele në Ishujt Virgjin Britanik dhe në një vazhdim të procedimit në arbitrazh.

Sikurse jeni në dijeni, Gjykata e Arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015 përfundimisht deklaroi të vlefshme zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve dhe refuzoi kërkesën e DIA-s në tërësinë e saj. Dëshiroj të përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj ju për këtë sukses dhe t’ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për mbrojtjen e OSHEE-së.

Do të dëshiroja gjithashtu të vija në dukje performancën e shkëlqyer të ekipit te brendshëm të OSHEE-së: Z. Romeo Karaj kuptoi dimensionin e mashtrimit të DIA-s dhe mori vendimin kurajoz t’i kundërvihej paligjshmërisë së dukshme dhe të zhvillonte një strategji mbrojtje e cita rezultoi e suksesshme që me lëvizjen e parë (marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim)…”

Romeo Kara nuk është as kreu i Prokurorisë Shqiptare, as kreu i ndonjë gjykate shqiptare nga shkalla më e ulët deri tek shkalla më e lartë. Jo, nuk ka lidhje me ta, përpos profesionit të juristit, ku kanë mësuar me të njejtat dispenca, kanë marrë të njejtat leksione. Por me një ndryshim të madh: Romeo Kara veproi duke i zbatuar tërë këto leksione në praktikë, në shërbim të shtetit shqiptar dhe për pasojë dhe të qytetarëve shqiptarë.

Duke qënë një nëpunës perfekt shteti, duke bërë punën sipas ligjit, por dhe duke denoncuar të gjitha shkeljet që janë bërë sidomos në kompaninë e energjisë OSSH që u shit për “pesë aspra” nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës si kryeministër dhe zv.kryeministër të vendit. Për ta rrjepur më pas me sekserët dhe kompanitë e ngritura posaçërisht për këtë proces rrjepjeje. Pra Romeo Kara s’ka asgjë të përbashkët me bashkëjuristët e tjerë, që kapën Prokurorinë dhe Gjykatën shqiptare dhe aplikuan së prapthi të gjitha ato dije që kishin fituar nga kurset e plepave e deri tek jurisprudenca. Duke qënë bashkëvjedhës me mafien Berisha-Meta.

Ndërsa Romeo Kara i vetëm, si një jurist i thjeshtë i OSSH, me dosjet e kopsitura denoncoi krimin e madh që është bërë ndaj shtetit shqiptar. I vetëm fare, i vënë nën goditjen e kësaj mafie, gjyqësorit dhe prokurorisë që me heshtjen e tyre e lanë vetëm, Kara ka ndërmarrë një mision: Kthimin e miliona eurove të vjedhura nga Berisha, Meta dhe sekserët e tyre nga arka e lodhur e shtetit shqiptar po në këtë arkë shteti. Që dhe këtë mafia kishin mangët për ta drobitur të tërin. Romeo Kara, tërësisht i vetëm, ia doli që të rikthente në arkën e shtetit shqiptar 5 milionë euro të grabitura nga Kastriot Ismailaj, kreu i kompanisë DIA, i dënuar me 11 vite burg, që mblidhte borxhet e prapambetura të CEZ. Prapa Ismailaj, qëndronte Ilir Meta.

Romeo Kara, ndoshta nuk do ta cilësonit si një Falcone apo Borsellino, por patjetër që është një jurist i thjeshtë, i cili mban një armë shumë të fortë si ata: ndershmërinë dhe dëshirën për të bërë shtet, me guximin për të punuar dhe arritur një gjë të tillë, duke sakrifikuar veten, por dhe familjen, sepse sprovat ndaj kësaj beteje, kërcënimet dhe presionet janë të mëdha.

Por Kara nuk është një person aspak i zakonshëm dhe për ta dëshmuar këtë, po ju sjellim edhe një pjesë të veprimtarisë së tij profesionale dhe pak nga jeta e tij personale:

Romeo Kara, lindi në Tiranë 15 Korrik të vitit 1967, i martuar me Enxhi Toska, ish rekordmene e sportit të hedhjes së çekicit Enxhi Toska, e bija e atletit Ajet Toska dhe ka 3 fëmijë.

Një fëmijë me dy prindër të mirëarsimuar, Kara me gjithë sfidat e kohës ka kryer Universitetin Pedagogjik dhe Universitetin Juridik, prej ku mori dhe titullin avokat.

Të tjera diplomime:

Master shkencor per te drejten civile (Arbitrazhi nderkombetar)

Diplomuar per Audit

Diplomuar për Administrim-Biznes

Diploma Pasuniversitare per “Marredhenie Nderkombetare dhe Diplomaci”

Certifikime:

Certifikate of Aerodrome Safety Inspection; MJ Airport Cheshire UK;

Certificate of Aerodrome Safety Audition; MJ Airport Cheshire UK;

Certificate of Management; London UK;

Certificate of Human Resource Management; London UK;

Certificate of Business English; London UK;

Certificate of Marketing; London UK;

Certificate in Business Topics for Senior Executives; Bournemouth UK;

Certificate of Duty taxation; Bournemouth UK;

Certificate of Procurement; Bournemouth UK;

Certificate of International Business Skills; Bournemouth UK;

Certificate of Logistics & Transport; Bournemouth UK;

Certificate of International Legal Studies & Trade Legislation; Bournemouth UK;

Certificate of Financial Reporting Standards;

Certificate of Business English;

Certificate of Alpha Accounting;

Certificate of internal audit;

Human Resource Management;

Certificate of Access Programme;

Certificate in Planning and Procurement in ATM(Air Traffic Management);

Licensa:

Licensuar si Avokat;

Licensuar si trainer i arteve marciale (MMA);

Eksperienca:

Ekspert Ligjor i OSHEE-se;

Drejtor i Analizes se Riskut & Menaxhimit te Asseteve;

Drejtor Drejtorie prane Autoritetit te Aviacionit Civil Shqiptar;

Drejtor Drejtorie prane Agjencise Nacionale te Trafikut Ajror;

Drejtor Drejtorie në Kontrollin e Larte të Shtetit;

Inspektor prane Agjensise se Kompesimit dhe Kthimit te Pronave;

Inspektor prane Drejtorise se Kontrollit te Prefektures Tirane;

Inspektor prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave;

Lektor i jashtem prane Akademise se Policise;