Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nën shoqërinë e arkitektit italian Marco Casamonti, ka vizituar sot ecurinë e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe konkretisht pjesën e përparme të tij ku është montuar edhe fasadën historike e “Qemal Stafës”, për të cilën ka patur një debat publik.
Për rivendosjen e fasadës, arkitekti italian Casamonti që këtë herë me vete nga Italia kishte sjellë disa studentë nga Universiteti Xhenoas për të punuar për krijimin e një muzeu brenda stadiumit, është shprehur:
“Puna ka qenë të katalogonim të gjithë pjesët, ti vendosnim nga një numër të gjithave një e nga një dhe ti magazinonim. Duke i çmontuar i kemi pastruar, janë pastruar me një hedhje të lehtë uji dhe sapun për të hequr papastërtinë që ishte akumuluar ndër vite. Pasi u ndërtua godina e re kemi rivendosur tribunën kryesore që është edhe vepra kryesore e Bosios, në pozicionin identik siç ishte përpara në aks perfekt me strukturën urbane që ndodhet përreth.”
Ndërkohë ministrja Margariti është shprehur:
“Më pëlqeu shumë edhe rikonstruksioni që jeni duke bërë i dokumentacionit dhe videove të kohës sepse ndoshta studentët nuk e dinë por është një pjesë e munguar e historisë së qytetit tonë.”