Skuderia ‘Mercedes’ ka shkëlqyer sërish në “Formula 1”, por këtë herë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Shangait. Nesër i pari në nisje do të jetë piloti Valtteri Bottas, i cili rregjistroi kohen më të shpejtë në pistë, 1:31.728 sekonda.
Menjëherë pas Bottas në vijën e parë do të jetë Leësi Hamilton, që në kualifikuese rregjistroi kohën e dytë më të shpejtë, vetëm pak të mijat më i ndadaltë se shoku i skuadrës.
Me pak diferencë kohën e tretë më të shpejtë e rregjistroi piloti i “Ferrarit” Sebastian Vettel, ndërsa menjëherë pas tij nesër do të niset shoku i skuadrës Charles Laclerc. Në vendin e pestë dhe të gjashtë do të jenë dy pilotët e “Red Bull” Max Verstappen Pierre Gasly.