osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

KZAZ-të nisin punën pa PD e LSI: Ja strategjia që i lë një derë e hapur opozitës

KZAZ-të nisin punën pa PD e LSI: Ja strategjia që i lë një derë e hapur opozitës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e djeshme zyrtarisht punën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ashtu siç gazeta e deklaroi një ditë më parë, dje janë konstituuar Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe ka nisur zyrtarisht puna për një proces sa më transparent. Pavarësisht, mungesës së Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, KQZ ka përdorur një mekanizëm zhbllokues, sikundër është përfshirja e shoqërisë civile në KZAZ, në mënyrë që procesi zgjedhor të mos cenohet.

Ndërkohë që njëkohësisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka menduar edhe për opozitën, duke i lënë kësaj të fundit një shteg të hapur që të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Sipas parashikimeve në ligj, tre anëtarë në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor propozohen nga PS, ndërsa dy anëtarë propozohen nga PD dhe një anëtar propozohet nga LSI. Ndërkohë që, anëtari i shtatë i KZAZ-ve propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërmjet PS dhe PD.

që, referuar shortit të hedhur pak ditë më parë në mbledhjen e KQZ, Partia Socialiste do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift, ndërsa Partia Demokratike do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek.

Çka do të thotë se në 90 që është numri i KZAZ-ve në të gjithë Shqipërinë, i bie që gjysmat e tyre i përkasin PS, ndërsa gjysma tjetër opozitës. Pra, në 45 KZAZ shumicën e anëtarëve e kanë socialistët, duke mundësuar kështu normalisht vijimin e procesit, pasi kanë katër vota, kundrejt tre votave që ka minoranca. Ndërsa në 45 KZAZ-të e tjera, shumicën e anëtarët e ka opozita.

Kështu që, duke qenë se si PD, ashtu edhe LSI nuk kanë paraqitur ende kandidatët e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka menduar që një prej anëtarëve të saj ta zëvendësojë me anëtarë jo politik, duke plotësuar kuorumin e nevojshëm të votave, pasi tre që ka PS dhe një nga shoqëria civile i bëhen 4 vota dhe nuk bllokohet procesi. Po cila është rruga që KQZ i ka lënë opozitës, që ajo të marrë pjesë në zgjedhje vendore?

Referuar mbledhjes së KQZ, dera e hapur që i është lënë opozitës, është mos zëvendësimi i tre anëtarëve të tjerë që i përkasin asaj në KZAZ, ku ajo është shumicë. Pra, tek KZAZ-të ku opozita kishte 4 anëtarë, është zëvendësuar vetëm një duke ia dhënë shoqërisë civile, ndërsa tre anëtarë e tjerë mbeten pa zëvendësuar, duke i dhënë mundësinë opozitës, se në rast se pendohet dhe hyn në zgjedhjet vendore, ka të drejtën për të propozuar tre emrat, në mënyrë që ta përfaqësojnë atë.