osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Palmer negocioi me opozitën me propozimin e Ramës: PD hyn në zgjedhjet vendore, nëse fiton zgjedhje të parakohshm

Palmer negocioi me opozitën me propozimin e Ramës: PD hyn në zgjedhjet vendore, nëse fiton zgjedhje të parakohshm

Zbardhen detajet e negociatave të zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Matthew Palmer me krerët e politikës shqiptare për t’i dhënë fund krizës. Burime të sigurta të gazetës në Kryeministri dhe në selinë e PD kanë zbardhur për gazetën atë se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim dhe kjo falë zyrtarit të DASH.

Edhe pse u duk sikur takimi tij ishte i paefektshëm, sipas burimeve Palmer ka bindur Bashën që të futet në zgjedhjet vendore.

Fillimisht ai u takua me kryeministrin Rama, i cili mësohet se i ka bërë të ditur Palmer se vetmja gjë që mund të lëshojë është të negociojë për zgjedhjet vendore që të jenë sa më demokratike. Po ashtu, e ka bërë të ditur në tryezë se është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse pëson disfatë më 30 qershor. Në momentin që Palmer ka shkuar në PD, fokusin e ka pasur te zgjedhjet vendore.

Ai ja ka bërë të ditur Bashës se për djegien e mandateve nuk ka kthim pas, por për zgjedhjet vendore PD duhet që të marr pjesë. Ai ka thënë se zgjedhjet vendore janë në disa aspekte më të rëndësishme se ato të përgjithshme dhe nëse ato bëhen pa PD atëherë nuk ka më kthim pas. Sipas burimeve, Palmer i ka vënë dy kërkesa në tavolinë Bashës: Të futet në zgjedhjet vendore dhe të mos ketë dhunë në protesta.

Burime shumë të sigurta të gazetës i thanë se Basha i ka dhënë garanci, por po ashtu i ka thënë se është në shumë presion, pasi nëse humbet sërish në zgjedhje, atëherë do rritet numri i kundërshtarëve. Më pas Palmer i ka hedhur në tavolinë propozimin e kryeministrit, duke i thënë se nëse PD del fituese në zgjedhjet vendore, atëherë ajo ka argumente të qarta se duhet të shkohet në zgjedhje ta parakohshme.

Po ashtu ai ka thënë se nëse ndodh kjo, vetë SHBA do angazhohet që të arrihet një marrëveshje me PS. Por sipas tij, duhet që më parë të mbahen zgjedhjet vendore dhe në këtë aspekt zyrtari i DASH ka qenë i prerë, duke thënë se nuk pranon justifikime. Ai e ka bërë të qartë se në 30 qershor duhet të shkohet me patjetër.

Përplasjet në opozitë

Vizita e Palmer mësohet se ka tensionuar situatën brenda opozitës. Palmer ka negociuar vetëm me Bashën, duke lënë në hije Berishën. Po ashtu në takimin me Kryemadhin, ai ka qenë më i prerë duke ia bërë të qartë se nuk duhet të ketë dhunë dhe bojkot të zgjedhjeve. Por Kryemadhi nuk ia vuri shumë veshin dhe nuk i premtoi asgjë zyrtarit amerikan. Kjo u dëshmua dhe në fund të vizitës, kur deklaroi se do i zgjidhim vetë hallet tona.

Sipas burimeve, ndërkombëtarët i kanë sytë vetëm te Basha, pasi Kryemadhit dhe Berishës ja u kanë vënë vizën. Po ashtu, edhe ata e kanë kuptuar se regjisorët e dhunës dhe djegies së mandateve janë ata. Kjo ka bërë që Basha të distancohet kohët e fundit, si nga dhuna ashtu dhe nga braktisja e zgjedhjeve vendore. Kreu demokrat ka prezantuar platformën për të zgjedhur kandidatë dhe po ashtu ka porositur degët që të bëjnë fushatë. Kjo ka sjellë përplasje mes tij e Berishës e Kryemadhit.

Ajo që e vërteton më së miri është se tani po teton të hyjë në lojë Meta. Presidenti po bëhet protagonist, duke tentuar që ta mbajë të ndezur situatën politikisht. Ajo që do i vendosë kapak gjithçkaje është protesta e sotme, pasi nëse nuk ka dhunë dhe mbyllet paqësisht, kemi një tërheqje totale të Bashës. /Kliti Topalli