osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja pse Berisha dhe Kryemadhi zhvendosën tubimin pasdite!

Ja pse Berisha dhe Kryemadhi zhvendosën tubimin pasdite!

Ndryshe nga sa është protestuar dy herët e tjera, protesta e sotme do të startojë në orën 18:00, duke treguar kështu se kemi të bëjmë me një axhendë të imponuar dhe një kthesë 360 gradë.

Gazeta ka mësuar disa detaje nga organizmi i protestës, ndërsa bie në sy fakti se arkitektët e vërtetë të kësaj protesta janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Sipas informacioneve, gjatë këtyre ditëve të organizimit të protestës njerëz të Berishës dhe Kryemadhi në bazë, por edhe vetë këta të dy i kanë kërkuar Bashës që protestën ta bënte pasdite, me justifikimi se njerëzit janë në punë dhe është vapë.

Por burime të sigurta i pohuan gazetës, se pas këtij justifikimi Berisha dhe Kryemadhi kanë një tjetër skenar B. Kështu, duke qenë se si ish-kryeministri ashtu edhe kryetarja e LSI kanë bërë herë pas herë thirrje për dhunë, menduan ta zhvendosin tubimin në mbrëmje, për të shfrytëzuar errësirën dhe të kenë më të lehtë nxitjen e protestuesve për t’i çuar drejt rrethimi të Kryeministrisë dhe mësymjes së tyre brenda godinës qeveritare.

Po ashtu, mësohet se një tjetër arsye që çuan Berishën dhe Kryemadhin që të detyronin kryedemokratin që ta bënte protestën pasdite, ishte edhe frika që shumë militantë të tyre kanë shfaqur pas shoqërimeve në polici. Kështu që, nëse protesta e sotme do të degjenerojë në dhunë sikundër kërkon Berisha dhe Kryemadhi, pasi Basha është kundër dhunës, protestuesit do ta kenë më të lehtë në errësirë të kamuflohen dhe policia do të ketë vështirësi për t’i arrestuar.

Sipas burimeve, protesta e sotme shihet si finale në betejën përballë qeverisë dhe skenarët e dhunës nuk përjashtohen. /Rigels Seliman