osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Banorët e Kodër-Kamëz: Sali, ndaloni protestat e dhëndrit tuaj për ndërtimin e shkollës!

Banorët e Kodër-Kamëz: Sali, ndaloni protestat e dhëndrit tuaj për ndërtimin e shkollës!

Mbi 100 banorë i kanë drejtuar një peticion ditën e djeshme ish-kryeministrit Sali Berisha për rolin e tij si ish-kryetar i PD, por edhe për t’u “ankuar” për një anëtar të familjes së tij. Në peticion kërkohet tërheqja e Partisë Demokratike në protestën e organizuar kundër ndërtimit të Shkollës “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz, protestë e cila drejtohet nga dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi.

Banorët shprehen në peticion se kërkesa për këtë shkollë është bërë prej kohësh, duke shtuar se shumë fëmijë arsimohen larg zonës për arsye se aty nuk ka asnjë shkollë. “Ne, banorët e Kodër-Kamzës, ku jeton një komunitet prej rreth 30 mijë banorësh, ditët e fundit jemi çuditur nga protestat e organizuara nga disa pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të drejtuara nga dhëndri Juaj, z. Jamarbër Malltezi, të cilët, me sa kemi dëgjuar në media, kundërshtojnë ndërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe gjimnazit “Nënë Tereza”.

Dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje se kjo shkollë është një kërkesë të cilën ne ia kemi bërë prej vitesh Bashkisë së Tiranës, për arsye se në zonën tonë nuk ka as shkollë 9 vjeçare dhe as gjimnaz, dhe fëmijët tanë detyrohen të udhëtojnë çdo ditë me kilometra për t’u arsimuar në shkollën e Laprakës”, thuhet në peticion.

Banorët gjithashtu i janë drejtuar ish kryeministrit Berisha që të vendosë veten në vend të vjehrrit dhe të gjyshit, në mënyrë që ti jepet fund protestave kundër ndërtimit të shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza”.

“Të indinjuar nga protesta e pakuptimtë kundër shkollës që i sjell veç të mira komunitetit tonë; Të shqetësuar që fëmijët tanë bëjnë çdo ditë deri në 10 kilometra për të shkuar në shkollë; Të fyer që dhëndri Juaj po bllokon ndërtimin e shkollës sonë, në një zonë që ka mbështetur historikisht PD; Ju drejtohemi Juve ngaqë besojmë se PD nuk ka lider tjetër, duke Ju kërkuar të viheni në pozicionin e vjehrrit dhe të gjyshit, dhe me ndikimin Tuaj t’i jepni fund protestave kundër ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza” sepse edhe fëmijët tanë meritojnë të mësojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të Tiranës”.

Me shpresë se ndërhyrja Juaj do ta zgjidhë problemin tonë, thuhet në peticionin e banorëve drejtuar ish kryeministrit Sali Berisha.