osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilia Shyti, “njolla” në biografi që i mohoi titullin “Artist i Popullit”

Ilia Shyti, “njolla” në biografi që i mohoi titullin “Artist i Popullit”

Nga Dhimitër Shtëmbari

Jeta e artistit myzeqar, ish-antifashist dhe ish-partizan, që u deklasua pas arratisjes së vëllait. Mbledhja në Teatrin Popullor dhe mbrojtja që i bënë kolegët, aktorë të shquar të kohës. Artisti që ishte edhe piktor i mirë dhe tregimtar përrallash në radio

Edhe pse në mjaft vepra skenike e në filma ishte në role të dyta, aktori Ilia Shyti të mbetej në kujtesë. Edhe pse në mjaft raste ishte episodik në teatër apo në film, me rolin e vogël që i jepej ai i shtonte një vlerë të madhe veprës artistike. Qoftë edhe vetëm rolin e memecit te komedia “Prefekti” të kujtosh, në mendje do të të vijë një qytetar i “vërtetë” i ardhur nga jeta dhe i ngjitur në skenë. Teksa e shikoje në skenë e harrroje Ilian – aktor dhe “merreshe” me memecin. Ilia Shyti, lindi në Lushnje më 19 korrik të vitit 1929 në një familje të mirënjohur qytetare, Ilia do të rritej me frymën atdhetare të njerëzve të shquar të fisit të vetë dhe të atyre që vazhdonin t’i kontribuonin Atdheut.

Edhe pse i vogël, vetëm trembëdhjetë – katërmbëdhjetëvjeçarë, ai do të ishte veprimtar i dalluar i Rinisë Antifashiste në Lushnje e më gjërë. Mbushur pa mbushur pesëmbëdhjetë vjeç, mori pushkën dhe u radhit rreshtave partizane të Brigadës XVI Sulmuese. I spikatur si talent që në rreshtat partizane, Ilia Shyti pas çlirimit do t’i kushtohej vetëm artit. Dhe shumë shpejt do të ishte drejtor i Shtëpisë së Kulturës të rrethit të Lushnjës. Atyre viteve që do të drejtonte sektorin e kulturës në rreth, ai do të ishte, ndërkohë, shkrimtar, aktor, regjisor, skenograf.

Në veprimtaritë lokale dhe në ato kombëtare, Ilia Shyti do të shquhej, ndër të tjera, jo thjesht si organizator, por si aktor me talent të spikatur. Ishte kjo arsyeja, që qysh në vitin 1951 e aktivizojnë në Teatrin Popullor për të luajtur role të ndryshme. Kur u pa se djaloshi nga Lushnja kishte shumë ç’t’i jepte artit kombëtar, më 1954 e marrin përfundimisht në Tiranë, ndërkohë qe ishte vetëm 25 vjeçar. E emrojnë aktor pranë Kinostudios “Shqipëria e re”. Siç kujtonte vet i ndjeri Ilia, roli i parë në Teatrin Popullor ishte ai i xha Veliut te drama “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës, vënë në skenë në vitin 1952 nga regjisori i mirënjohur, Pandi Stillu.

Fjalët e mira të këtij regjisori dhe, sidomos, duartrokitjet e zjarrta të spektatorëve i ngrohën zemrën aktorit të ri. I rritën besimin në vetvete. Me dëshirën e ndezur të atij që ëndërron të bëhet dikushi në Teatër, Ilia Shyti vazhdoi t’i hidhte të sigurta hapat e veta në rrugën e bukur të aktrimit. Tashmë do të luante në shumë drama e komedi, si në “Votra e huaj”, “Familja e peshkatarit”, “Orët e Kremlinit”, “Karavidhet”, “Karnavalet e Korçës”, “Shtëpia me dy porta” etj. Teksa ishte në të përpjetën e rrugës së tij si aktor, i ndodhi ajo që nuk e kish menduar asnjëherë: i arratiset vëllai jashtë shtetit!

Tashmë ai do të tronditej shpirtërisht. Sepse nga çasti në çast mund ta degdisnin atje ku i patën dërguar disa nga kolegët e vetë. Nisën ta shikonin “si vëllai i të arratisurit”! Filluan t’i qëndronin disi larg dhe ftohtë me merakun, se mos “vëllai i të arratisurit” do të mund t’i ngatërronte me ndonjë fjalë të rrezikshme. Ndërkohë, emri i këtij aktori ishte përfshirë në listën e zezë që i dërgohej Komitetit Qendror të PPSH për ta larguar nga Teatri Popullor! Projektohej për t’u dërguar në Berat “për të ndihmuar kulturën në këtë qytet”! Erdhi një çast dhe në kolektivin e Teatrit Popullor organizohet një mbledhje e posaçme kushtuar Ilias – “vëllait të të arratisurit”!

Synimi ishte, që këtij t’i jepej një “mësim” i mirë, por të paralajmërohej ndonjë tjetër që e kishte mizën nën kësulë. Por ndodhi ajo që nuk pritej nga lart: mjaft nga kolegët e vetë e mbrojtën ish-antifashistin dhe ish-partizanin Ilia. E mbrojtën Naim Frashëri, Ndrekë Luca e Ndrekë Shkjezi, Sulejman Pitarka e Gjon Karma, Lazër Vlashi e të tjerë. E mbrojtën për tërë atë kontribut që kishte dhënë atyre viteve që kish punuar në Teatër. Gjithësesi, ndaj Ilias nisi të mbahej qëndrim i ftohtë. E kishin të vështirë t’i jepnin role. Kështu për afro dy vjet. Ishte regjisori i madh Piro Mani, që do të guxonte t’i jepte një rol të rëndësishëm, atë të Franit në dramën “Cuca e maleve”.

Dhe që nga kjo kohë Ilias do t’i besoheshin role të tjera, sidoqë jo të dorës së parë. Do ta ftonin në filmat e tyre regjisorë të tillë, si Viktor Gjika, Xhanfiso Keko, Muharrem Fejzo, Rikard Ljarja, Sajmir Kumbaro e të tjerë. Por Ilia, si Ilia: vazhdoi të punonte si askush tjetër. Nuk kish nge të dëgjonte çfarë flitej për Të. Dhe ata që mendonin ta thërrisnin për t’i dhënë ndonjë lajm të mundshëm të zi, nuk kishin se ku ta gjenin. Sepse Ilia nuk njihte pushim: në skenën e teatrit Kombëtar për prova, në sheshxhirimet e filmave, në studiot e Radios për të treguar përrallën e mbrëmjes si Gjysh i fëmijëve, në shtëpi duke pikturuar…

Një jetë vetëm me gjuhën e artit

Teatri iu bë shtëpia e tij e dytë. Shkonte në punë dhe nuk dihej se kur mund të kthehej. Harrohej mbas punës së vetë si aktor. Dhe arriti që gjatë gjithë jetës së tij artistike në Teatrin Popullor të interpretonte mbi 100 role. Në moshën 65-vjeçare, në vitin 1994, luajti dramën e tij të fundit në Teatrin Kombëtar, titulluar “Fando dhe Lis”. Edhe pse partizan, edhe pse jashtëzakonisht i përkushtuar, “njolla” në biografi e ndoqi Ilia Shytin tërë jetën. E tregonte me dhimbje një çast, kur kish filluar të xhirohej filmi “Vitet e para”. Ilias i ishte caktuar të luante rolin e inxhinier Mborjes. Kur u mor vesh “lart” se kush luante në këtë film, menjëherë u ndërprenë xhirimet!/Aktoret Shqiptare