Tirana sot është një metropol në tentativë të vazhdueshme për tu përshtatur me kryeqytetet e tjera Europiane. Në vitet 60’, nën regjimin Komunist, Tirana nuk ishte asgjë tjetër veç se një qytet i izoluar, i qetë dhe ajo që bie dukshëm në sy, pa ndërtime.
Në një video të rrallë, e cila është shkëputur nga reportazhi i një televizioni belg për Shqipërinë komuniste, shihet qartë ndryshimi që ka pësuar kryeqyteti ynë ndër vite, dhe mbi të gjitha stili i jetesës së shqiptarëve.