Admir Murataj ka përdorur plot 13 identitete për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare dhe asaj greke. Ai zotëronte edhe një pasaportë false greke me identitetin Christos Papadias, por përveç këtij emri grek, përdorte edhe 11 emra e mbiemra të tjerë, që janë:
Kristaq Murataj
Admir Murati
Kristaq Murati
Admir Murataz
Kristaq Murataz
Admir Xhaferi
Kristaq Xhaferi
Admir Nikaj
Kristaq Nikaj
Xhafer Nikaj
Kristaq Azemi
Në Shqipëri, ai rezultonte në kërkim me identitetet Nikaj dhe Murataj, kurse me të tjerat në shtetin grek. Admir Murataj ka qenë në kërkim edhe në Greqi për disa ngjarje kriminale, për grabitje bankash e bankomatesh me vlerë 2 milionë Euro, për vrasje dhe për arratisje nga burgu i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 persona të tjerë.