Ish-kryeministri Fatos Nano prej kohësh ka hequr dorë nga politika aktive dhe daljet e tij në publik kanë qenë shumë të rralla. Mirëpo së fundmi Nano është shfaqur në një nga restorantet e Tiranës, krah miqve të tij duke darkuar.
Ajo që bie në sy në shfaqjen e ish-kryeministrit është se mosha e ka ndryshuar pasi është thinjur më shumë, dhe natyrisht ka shtuar disa kilogramë më tepër.
Dihet që Shqipëria është në krizë politike, por s’mund të themi nëse Nano ka ardhur për politikë, apo për qejf.